Alibeaj: Prokurorët e dinë që duhet të nxjerrin Shullazin nga burgu, duan t’ua ngecin...

Premte, 21 September 2018 17:56

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza të forta ndaj kryeprokurores Arta Marku që sipas tij ka shkelur hapur ligjin me transferimet e prokurorëve. Sipas tij krimi ia ka arritur të triumfojë brenda sallës së gjyqit dhe Marku ka shërbyer si një “’dordolec” për të rrëmbyer prokurorinë.

Alibeaj deklaroi në “Fax News” se Rama, Tahiri dhe Xhafaj transferuan prokurorët nëpër rrethe, pasi Marku sipas tij thjeshtë zbaton urdhrat e tyre.

“Çfarë sistemi në ndërtuam? Prokurori ishte politikisht i emëruar. Arritëm sot tek një sistem ku kreu i akuzës është një shtojcë e partisë në pushtet”, tha Alibeaj.

Deputeti demokrat tha se Marku u hoqi dosjen ‘Shullazi’ dhe ‘Tahiri’ prokurorëve që e kanë ndjekur çështjen, hetuar dhe kanë mbledhur provat.

Ai përmendi lëvizjen e prokurores Elisabeta Imeraj e cila u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës, dorëheqjen sipas tij formale të Ened Nakuci por që sipas tij është kërcënuar nga bandat dhe transferimin e prokurorit Besim Hajdarmataj drejt Pogradecit.

Alibeaj deklaroi se hetimi disiplinor që ndërmori Marku ndaj 10 prokurorëve ishte një pushkatim pa gjyq.

Ai shtoi se me këtë veprim Marku ka shkelur ligjin pasi me reformën e re në drejtësi prokurorit të çështjes nuk i ndërhyhet dhe t’ia marrësh dosjen dhe kjo ishte një ndër arritjet e mëdha të reformës por që është shkelur nga Arta Marku.

“Thelbi ishte se prokurori i çështjes është zot i akuzës, kjo ishte arritja më e madhe, por jo vetëm që po u ndërhyhet, jo vetëm që nuk kanë minimumin e pavarësisë por sot ata prokurorë janë pushkatuar pa gjyq nga Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama”, tha ai.

Alibeaj deklaroi se kushdo që ta marrë nga prokurorët dosjen ‘Shullazi’ apo ‘Tahiri’ e ka të vështirë ta mbrojë dhe ndihet i pambështetur.

“Rregullorja e ka që kjo dosje të merret nga drejtuesi i prokurorisë dhe ta mbrojë ai. Por ne jetojmë në një vend që njohim shumë njerëz.

Të gjithë prokurorët apo gjyqtarët  sipas deputetit demokrat e dinë që Shullazin duhet ta nxjerrin nga burgu dhe çështja është se kujt do t’i ngelet ‘patatja e nxehtë’ në dorë.

“Të gjithë ata prokurorë dhe ata gjyqtarë e dinë se Emiliano Shullazin do ta nxjerrin nga burgu. Janë në një situatë se kujt do t’i ngecet fajit.

Tani këta prokurorë duhet të mbajnë përgjegjësi dhe nuk mund ta pranojnë. Por shkaktarë janë Arta Marku dhe Donika Prela. Ata duan t’ua ngecin ‘pataten e nxehtë’ ca prokurorëve”, theksoi Enkelejd Alibeaj ku ritheksoi se Marku ka shkelur hapur ligjin.

“I ka transferuar pa pëlqimin e tyre. Ligji thotë se nuk bëhet transferimi pa pëlqimin e prokurorit se vendi i punës është ndër komponentët kryesorë të pavarësisë së prokurorit. Vetëm për nevojat e punës mundet që një prokuror të transferohet, nëse prokuroria e atij rrethi nuk ka kapacitet.

Por ky rregull përjashton prokurorët e Krimeve të Rënda. Shkelja e dytë është hetimi disiplinor. Organi i vetëm sipas reformës në drejtësi sot është Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ai do të fillojë hetimin sipas reformës në drejtësi, ia kemi hequr këtë të drejtë kryeprokurorit’, deklaroi Alibeaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...