Kryebashkiaku i Krujës mbron parcelat me kanabis, ndan paratë me kriminelët

Saturday, 22 September 2018 15:03

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një denioncim tjetër të mbërritur në adresën e tij në ‘facebook’ për gjendjen ku e ka çuar kjo qeveri vendin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar mesazhin e qytetarit digjital, në të cilin thuhet se në malësinë e Krujës, fshati Bruz-Mal është mbjellë me kanabis e gjithë zona dhe është në mbrojtje të kreut të Bashkisë së Krujës Artur Bushi, që sipas denoncuesit merr përqindjen e tij.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha shkruhet:

“Mirmengjes Doktor berisha te uroj shendet e jete te gjate.Dua te tregoj se ne malsine e Krujes fshati bruz -mal eshte e mbjelle me kanabis e gjithe zona. Dhe jane te mbrojtur nga kryetari i bashkise se krujes Artur Bushi.sepse merr perqindjen e vet Fisi me mbiemer Krruta fisi me mbiemer Afmati fisi me mbiemer Murati fisi Belba te gjithe keta persona mbrohen nga Tur bushi…Riza Krruta eshte organizatori qe i dergon parat tek tek kryetari i bashkise..Te lutem anonim sepse keta jane grup i rrezikshem dhe na vrasin Doktor eshte informacjon nje mije perqind i sigurte”.

Modifikuar më Saturday, 22 September 2018 16:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...