“S’kam ndërmend të hy në histori si një njeri që dha pallate”, Veliaj para dhe pas fushatës (VIDEO)

Diel, 23 September 2018 12:07

“Sa të jem unë kryetar i Bashkisë nuk do të ketë leje ndërtimi tek qendra e Don Boskos.”, kështu thoshte Erion Veliaj në 2015-ën.

Mirëpo pamjet e publikuara sëfundmi nga Partia Demokratike, nxjerrin në pah një realitet krejt ndryshe – ndërtime pikërisht në këtë zonë e jo vetëm. Në video jepen të tjera deklarata dhe të tjera pamje, që tregojnë kontradiktat e Veliajt lidhur mendërtimet në Tiranë.

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, është ajo e cila ka publikuar videon, që sipas saj demaskon betonizimin e Tiranës dhe mashtrimet e erion Veliajt.

“Dëgjojeni edhe gjykojeni vetë Erioni Betonin se çfarë ka premtuar gjate të gjithë fushates dhe në nisje të mandatit që nuk do ndërtonte në Tiranë por do bënte vetem gjelbërim.

Dhe shikoni pamjet e Tiranës, të cilat i hasni kudo edhe vetë çdo ditë, dhe po ashtu lejet që ka dhënë për kulla të tjera që jane ne faza të nisjes së ndërtuari. (në video janë vetëm një pjesë e pallateve që po ndërtohen, jo ato që tashmë janë të përfunduara)

Realiteti është krejt i ndryshëm nga propaganda. Në televizion shfaqet duke mbjellur pemë, në realiteti ka rritur lejet e ndërtimit në Tiranë.

Në 2017 i rriti me 118% nga viti 2016, duke 2.5-fishuar sipërfaqen e ndërtuar. Ndërsa në vitin 2018 që ende nuk ka përfunduar ka arritur të rris me 61% lejet e ndërtimit, në 6 mujorin e parë.

Më shumë beton bëhet gati për Tiranën por Erion Veliaj nuk do ketë shansin të shkaterroj përfundimisht Tiranën sepse qytetarët tashmë e kanë kuptuar edhe e shikojnë realitetin. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.”, shkruan Zhupa.

Në videon e publoikuar, Veliaj dëgjohet të zotohet se s’ka ndërment të mbushë Tiranën me ndërtime, përkundrazi dëshiron të mbahet mend si një njeri që ndërtoi më shumë parqe.

“Tirana e mbindërtuar për mendimin tim nuk ka hapësirë ku kalon. Dhe s’kam ndërmend të hy në histori si një njeri që dha pallate, por dua të mbahem mend si një njeri që punoi ta kthente qytetin në normalitet dhe si një njeri që mbahet mend me një ekip që ndërtoi më shumë parqe sesa pallate.”,janë fjalët e Veliajt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...