Basha e thotë prerë: Ndryshe nga Rama, nuk jam ulur asnjëherë me kriminelë

Hënë, 24 September 2018 21:33

Pyetjes së gazetares  Eni Vasili se ka bashkëpunuar me oligarkët që sot po marrin tenderë miliona euro me Ramën, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha prerazi se një gjë e ndan atë me kryeministrin. Basha u zotua se ndryshe nga Rama, ai nuk është ulur asnjëherë me kriminelë dhe me oligarkë.

“Unë kam një ndryshim të madh nga Edi Rama, pasi nuk jam ulur kurrë në tavolinë me kriminelë dhe për këtë ju sfidoj. Në ndryshim nga unë, kryeministri aktual ka ardhur në pushtet me ndihmën e krimit dhe po bashkëpunon me ta për të vjedhur shqiptarët. Gjithashtu, ndryshe nga ai, që përcakton fituesit e tenderave nga zyra, pa hapur fare garën, unë kam punuar vetëm me procedura të rregullta tenderimi, duke nxitur konkurrencën e lirë, ashtu siç duhet të jetë në një rend demokratik. Më akuzonin se flija gjumë kur isha në krye të bashkisë së Tiranës, sepse unë nuk bashkëpunoja me këta oligarkë për të dhënë leje kullash dhe për të shkatërruar pronën e përbashkët”, deklaroi Basha.

Ligji Anti-Mafia sipas tij do të ndalojë shpërdorimin e fondeve të shtetit. Ky ligj sipas Bashës do të bëjë që lekët e shqiptarëve të shkojnë për problemet e tyre dhe jo për njerëzit e afërt të pushtetit.

“Vendi po kalon një situatë të rëndë. Shqiptarët pavarësisht se cilës shtresë i përkasin e ndjejnë darën e shtrëngimit ekonomik. Kjo do të thotë se pasuritë publike s’po prodhojnë vende pune, mirëqënie. Kjo ndodh sepse ligji shkelet, kemi kompani që krijohen dhe pas 48 orësh kanë fitime marramendëse. Kemi kompaninë e Klodian Zotos. Kjo kompani 48 orë pasi u krijua, pa asnjë punonjës, merr 170 milionë euro.

A mund të pranojmë ne që paratë e shqiptarëve të zhvaten, të shpërdorohen. A mund të durojmë ne që nga njëra anë mos të kemi para për librat, të mos kemi para për ndihmën ekonomike, a mund të pranojmë që pensioni të rritet me përqindje qesharake dhe në njërën anë kemi një kompani që merr llokmën 170 milionë euro.

Ligji Anti- Mafia ka pikërisht këtë mekanizëm, që në këtë situatë dramatike të marrim një masë dramatike”, u shpreh Basha.

Modifikuar më Hënë, 24 September 2018 22:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...