Kështu u tallën edhe kur Zagani denoncoi Habilajt

E Enjte, 27 September 2018 12:57

Është rasti i dytë brenda muajsh, pas Saimir Tahirit që një eksponent i lartë i Partisë Socialiste akuzohet me zë dhe figurë nga një nënkomisar i Policisë së Shtetit Shqiptar.

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së u akuzua dje në një dëshmi të nënkomisarit Emiljano Nuhu si njeriu që hyri në zyrën e tij së bashku me kryebashkiakun e Krujës Artur Bushin, deputetin socialist Rrahman Rrajën dhe vëllanë e Rrajës, Xhelal Rrajën e me pistoletë në kokë e kërcënuan për të mbyllur çështjen e keqtrajtimit, dhunimit, përdhunimit, rrëmbimit, heqjes së lirisë së një shtetaseje nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të Krujës. Nuhu, sipas dëshmisë, ishte duke e arrestuar djalin e deputetit kur në zyrë i hynë Balla, Bushi, Rraja dhe vëllai i tij.

Tashmë nënkomisari, pas përpjekjeve për të gjetur mbrojtje e drejtësi nga policia, së cilës i shërbente është arratisur jashtë Shqipërisë, nga ku dha edhe dëshminë.

Në fakt, nuk është vetëm rasti i dytë që një personazh shumë afër kryeministrit Edi Rama përmendet në dëshmi kaq të forta, por është edhe rasti i dytë që një oficer i Policisë së Shtetit jo vetëm nuk merret në mbrojtje nga institucionet por përbaltet, pa asnjë hetim të qenësishëm e të bazuar në prova për ngjarjen e pretendimet.

I pari qe Dritan Zagani.

Zaganit koha i dha të drejtë për denoncimet e tij të forta për lidhjet e trafikut të drogës të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me kushërinjtë Habilaj, megjithëse u desh arrestimi i Habilajve në Itali që në përgjime të dilte edhe emri i ish-ministrit të Ramës, i cili u shkarkua dhe tanimë është në hetim penal për trafik ndërkombëtar droge.

Ku ngjason “Zagani i Tahirit” me “Nuhun e Ballës”?

E para, të dy si ish-shefi i Antidrogës, edhe nënkomisari kanë dhënë dëshmi tronditëse, thelbi i të cilave është denoncimi i lidhjes së politikanëve të Ramës me krimin.

E dyta, kemi të bëjmë me dy zyrtarë të Policisë së Shtetit, të cilët edhe në rastin kur kërkojnë mbrojtje nga strukturat, të cilave u shërbejnë, konform ligjit, nuk e marrin atë, duke u braktisur krejtësisht.

Së treti, pas ndjekjes së kujdesshme të reagimit të djeshëm të Policisë së Shtetit, del lehtësisht në pah ngjashmëria se në të dyja ngjarjet policia ka treguar idem të njëjtën sjellje: Mohimin kategorik, e të shpejtë të dëshmive.

Në vazhdën e kësaj ngjashmërie, u zhvilluan më tej dinamikat që përcaktojnë pikëbashkimin e katërt mes dy historive, asaj të Zaganit dhe të Nuhut: Përgënjeshtrimi i aktorëve të përfshirë dhe prirjet për përdorimin e “tymuesve” e të “diversantëve” të qartësimit të publikut. Nga dje, shpjegimet e palës që mbrojnë Ballën, Bushin dhe Rrajën kanë qenë përmbledhtazi: “Inskenim i PD-së”, “Po e bën për azil”, “Zagani ka ndihmuar Nuhun” (duke rrezikuar edhe jetën e nënkomisarit pas publikimit të mjeteve të identifikimit) etj.

Pyetjet që lindin natyrshëm janë: A ka ndonjë njeri aq të guximshëm sa të përbaltë njerëz me fuqi në Shqipëri vetëm për të marrë azil? Si e ka inskenuar PD-ja dëshminë? A ka ndonjë fakt për këtë?

A po lidhin padashje dy ish-zyrtarët e policisë, për t’i bërë të pabesueshëm në sytë e publikut, duke realizuar në të vërtetë qëllimin e kundërt: shfaqjen e ngjashmërisë? Por publiku di edhe përfundimin e lëmshit të historisë që nisi të shthurte Zagani: Tahiri është ende në hetim.

Tani që edhe Nuhu njësoj si Zagani është marrë në mbrojtje nga një vend i BE-së, a do veprojë Prokuroria e Përgjithshme për të nisur e thelluar hetimet për këtë dëshmi të rëndë? A do të distancohet publikisht Edi Rama nga ngjarja që ka përfshirë një nga njerëzit më afër tij apo po qëndron në pritje të ultimatumeve ndërkombëtare për hetim e ndarje përgjegjësish?!/Hashtag.al Titulli origjinal: Nuhu i Ballës dhe Zagani i Tahirit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...