Deputetja e LSI-së: Gjimnazet janë kthyer në treg dogrash, ndërsa qeveria...

E Enjte, 27 September 2018 16:41

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ka denoncuar sërish skandalit që po ndodh në Shkollat shqiptare, ku në vend të mësimit nxënësve u shitet drogë.

Në një deklarate për mediat, Mehmeti thekson se qeveria ka bërë vetëm show mediatik dhe asgjë më shumë për të mbajtur të rinjtë larg drogës dhe për të mos lejuar shitjen e lëndëve narkotike brenda territorit të shkollave.

Ndër të tjera deputetja e LSI u ka bërë apel prindërve, mësuesve dhe gjithë shqiptarëve që të bashkohen për të luftuar këtë të keqe.

Deklarata e Kejdi Mehmetajt:

Duam të rimarrim sot një problem shumë shqetësues për shoqërinë shqiptare, i cili është denoncuar edhe dy ditë më parë me shumë profesionalizëm nga emisioni investigativ “Stop”.

Pra, trafikimin dhe konsumimin e lëndëve narkotike brenda ambienteve të shkollave. Gjimnazet tona, kanë humbur funksionin e tyre të shenjtë si edukues dhe përçues të dijes dhe janë kthyer ne qendra fitimprurëse të trafikimit të drogërave në moshat e reja.

Prej rreth dy vitesh, në mënyrë të vazhdueshme Lëvizja Socialiste për Integrim ka ngritur zërin dhe ka denoncuar këtë fenomen kaq të dëmshëm për shoqërinë shqiptare dhe denoncimi me zë e figurë nga emisioni Stop, thjesht provoi se propaganda qeveritare mbi marrjen e masave për të luftuar fenomenin, ka qenë thjesht show, demagogji e bërë si fasadë për të fshehur realitetin.

Në realitetin kriminal në të cilin ndodhet Shqipëria sot, trafikantët marrin guximin e sfidojnë shtetin edhe në institucionin që do të duhej të ishte më i mbrojturi: në SHKOLLA, aty ku prindërit lënë fëmijët me besimin se janë të sigurt por dhe të mbrojtur.

Pavarësisht se në letra janë të shkruara strategji, plane veprimi, madje edhe ligje, askush nuk impenjohet për zbatimin e tyre.

Askush nuk merr përgjegjësi. Askush nuk ndan detyra dhe angazhohet realisht. Madje dhe për rastin në fjalë nuk ka pasur asnjë reagim publik, asnjë shenjë për të treguar se masa po merren.

Përtej retorikës, lufta ndaj konsumit të drogërave nuk zhvillohet nga policët dhe as nga prezenca e tyre nëpër shkolla, kjo është një plagë që duhet kuruar nga e gjithë shoqëria dhe padyshim do një vëmendje serioze nga ata që duhej të drejtonin shtetin. Ajo që është e dukshme në fakt është lënia me dashje që ky fenomen të degradojë deri në pikën që denoncojmë sot.

Ajo që është e dukshme, është që kryeministri me dashje u ka hapur rrugë trafikantëve që përtej rrugës, përtej hapësirave të tjera në Shqipëri, trafikimin ta bëjnë edhe nëpër shkolla. Pra të rinjtë shqiptarë janë të parët që bëhen viktima të trafikantëve qoftë në kultivim, qoftë në trafikim por ajo që është më e keqja edhe në konsumim të lëndëve narkotike.

Prandaj sot në situatën kur nuk kemi një reagim serioz nga shteti, madje përkundrazi ata që e drejtojnë shtetin duket se po i japin dorën kryesore trafikantëve, na ngelet ne që të reagojmë. I ngelet shoqërisë që të reagojë.

Ndaj apeli ynë sot është ndaj shoqërisë, ndaj komunitetit të prindërve, apeli ynë është ndaj sindikatave të mësuesve, ndaj qeverive të nxënësve, ndaj urdhërit të psikologut dhe sociologut. Apeli ynë është ndaj shoqatave të shoqërisë civile të cilët së bashku duhet të organizohen për të luftuar deri në themel, deri në burim për këtë fenomen që sot është më shqetësuesi për familjet shqiptare.

Ajo që ne po bëjmë sot nuk është thjesht një retorikë për të vazhduar fasadën që ka ngritur tashmë kryeministri, por sot dalim përballë jush për tu thënë që ne kemi punuar edhe një plan konkret masash të cilat do ti bëjmë me dije për publikun në ditët në vazhdim.

Një plan veprimi për të cliruar shkollat nga droga. Ndaj edhe njëherë përsëris thirrjen dhe apelin tonë që shoqëria vetë të reagojë, që komuniteti i prindërve të reagojë, që qeveritë e nxënësve të reagojnë,të bashkohen në këtë luftë që ne kemi nisur pikërisht për të luftuar atë që është fenomeni më i dëmshëm për të rinjtë shqiptarë sot, të qenurit pjesë e krimit, kultivues, të qenurit trafikantë dhe më e keqja të qenurit konsumatorë. Duket që ky është plan I qëllimshëm I kryeministrit, për të rritur një brez të varur nga krimi e droga, për të formësuar kështu një shoqëri që nuk reagon.

Modifikuar më E Enjte, 27 September 2018 17:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...