Presidenti Meta, takim me drejtuesit e Fondacionit Ndërkombëtar hebre “Raoul Wallenberg”

E Enjte, 27 September 2018 18:03

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Nju Jork, priti në një takim të veçantë Presidentin dhe themeluesin e Fondacionit Ndërkombëtar hebre "Raoul Wallenberg", zotin Baruch Tenembaum, së bashku me anëtarë të tjerë të këtij Fondacioni.

Presidenti Meta vlerësoi nismën e zotit Tenembaum dhe të Fondacionit Ndërkombëtar "Raoul Wallenberg" për ta deklaruar Shqipërinë si “Shtëpinë e Jetës”, në respekt të kontributit që populli shqiptar dhe Shqipëria kanë dhënë për mbrojtjen dhe strehimin e një numri të madh hebrenjsh gjatë Holokaustit.

Presidenti Meta mbështeti idenë e organizimit në Tiranë të një ceremonie të veçantë për këtë qëllim dhe vendosjen e një pllakate në nderim të kontributit të popullit shqiptar.

Duke u ndalur në marrëdhëniet historike e tradicionale midis shqiptarëve dhe hebrenjve, Presidenti Meta, nënvizoi se: “ishte kjo miqësi, si dhe kodi shqiptar i Besës, që bënë që gjatë Holokaustit, numri i hebrenjve në Shqipëri të shumëfishohej dhe për këtë ne shqiptarët jemi krenarë”.

“Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve dhe tragjedi të tilla të së kaluarës me hebrenjtë, apo edhe ato etnike të ndodhura në rajonin e Ballkanit, nuk duhet të përsëriten. Kurrë më!”, – nënvizoi Presidenti Meta.

Nga ana e tij, zoti Tenembaum, e falënderoi Presidentin Meta për mbështetjen në realizimin e këtij projekti, si dhe nënvizoi mirënjohjen e thellë të hebrenjve për rolin që kanë luajtur shqiptarët gjatë Holokaustit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...