Vasili: Rama memec monumental, s’flet fare për tragjedinë e Xhisielën

E Enjte, 27 September 2018 19:30

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, duke iu referuar rastit të fundit të bërë publik në media, ku pretendohet se Xhisiela Maloku është dhunuar nga djali i deputetit, Rrahman Rraja, ka sulmuar kreun e qeverisë, Edi Rama për heshtjen e tij.

Sipas Vasilit, Rama po luan rolin e memecit përballë një rasti me rrezikshmëri sociale, ku pre e dhunës  shorin ai po bëhen vajza dhe gra të varfra.

Vasili thekson faktin se sa herë zbukurohen ambientet e zyrave, Rama mbush mediat me deklarata, ndërsa për “dhunimin” e Xhisiela Malokut nuk ka guxim të flasë.

Poatimi i Vasilit në Facebook:

Kryeministri llapi deri ne Bruksel per mashtrimin e Griseldes dhe memec per tragjedine e Xhisieles. Kryeministri yne eshte llafazani me monumental i ketij vendi. Nuk le broçkull pa thene per mure qe lyhen,per hale’ zyrash qe zbukurohen,per teatro qe prishen,per palma,qe thahen. Por kryeministri eshte po aq monumental edhe si memec. Nuk flet hic per vajza te varfera qe dhunohen,rrihen dhe goditen nga djemte e deputeteve te rilindjes,per drogen qe mbyti shkollat dhe shkaterroi rinine,per qindra mijra shqiptare qe ikin nga ky vend.Ky hipokrit qe mbushi qeverine me gra sepse medemek i respektonte shume ato s’gjen fjale per vajzen e gjore qe ja dhunuan te tijte.As batalioni i grave ne qeveri s’guxon te thote nje fjale per vajzen e dhunuar,ç’neveri per keto gra.As grate deputete te rilindjes ne parlament turperisht s’guxojne te flasin,se po folen perjashtimi i pret.Ky kryeminister se bashku me guaket e bashkise vune kujen e u bene gazi i botes deri ne Bruksel per barren imagjinare te Griseldes.Memeclleku eshte peshtirosje ndersa llafazanlleku neveri ,ky eshte me pak se hiç se i ka te dyja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...