Noka: Shteti ka rënë, koha vërtetoi akuzat e Zaganit, do vërtetohen edhe ato të Nuhut

E Enjte, 27 September 2018 22:01

Teksa jo vetëm politika por edhe opinioni është ndarë ne dysh lidhur me denoncimin e oficerit të Fushë Krujës, Emiliano Nuhu, deputeti demokrat Flamur Noka thotë se është prirur ti besojë.

I ftuar në Ora Neës, Noka kujtoi rastin e Zaganit, që sipas tij koha i dha të drejtë dhe provoi të gjitha akuzat e tij.

Noka: Në këtë vend shteti ka rënë. Kjo është qeveri që ka pasur skandale sa skandalet e 100 viteve shtet së bashku. Mbani mend kur doli skandali që plasi Zagani.Të njëjtat akuza u lëshuan dhe koha vërtetoi akuzat e Zaganit. Unë jam i prirur të besoj oficerin. Nuk është pa gjë fakti se kjo minorene e dhunuar kishte shkelur të gjitha komisariatet dhe nuk i merrte njeri denoncimin. I pushtetshmi mund ta vrasë, mund ta dhunojë qytetarin dhe është i paprekshëm.Kjo është motoja e rilindjes.

Noka akuzoi prokurorinë se është në shërbim të partisë në pushtet.

Noka: Edhe nëse do ndërhyjë do të ndërhyjë për të larë baltën e ngjarjes. Prokuroia është politike, prokurorja është prokurore politike e partisë në pushtet.Të duket rastësi që me një të rënë lapsi u shkri prokuroria e krimeve të rënda, u mbyll çështja e ekstradimit të Nezar Seitit. Thonë se ekstradimi u bë gabim por gabimi u bë pa dashje.Çfarë i kushtonte deri kur të jepnin pretencën prokurorët e Shullazit të rrinin në detyrë? Pastaj ndërroheshin.Pse duhet të largoheshin prokurorët e Saimir Tahirit? Kjo është një prokurori e kapur dhe politizuar.

Lidhur me audio-përgjimin e vëllait të Ministrit Xhafaj dhe Babales, Noka thotë se ekspertiza as nuk e konfirmoi vërtetësinë e saj por as nuk e hodhi poshtë.

Noka: Të dhënat nuk konfirmojnë që nuk është, konfirmojnë që nuk është origjinal materiali. Nuk konfirmojnë faktin  që nuk është Agron Xhafaj, sikundër nuk thotë laboratori që është falso siç kanë thënë Rama, Xhafaj dhe gjithë shpura e pushtetit. Konfuzioni është krijuar që ditën e parë që Edi Rama shpiku një laborator imagjinar të tij dhe dha rezultatin.Çdo laborator që çojnë këta do të matet sigurisht dhe kthen një përgjigje që ia ka lënë prapë në derë prokurorisë.

Si ish-Ministër i Brendshëm, Noka komentoi edhe aksionet e policisë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Noka: Opozita ka thënë se Shqipëria është në destabilitet. Sot krimi ka pushtetin edhe në rrugë, edhe në qytete por edhe në Tiranë.Edi Rama rilindi krimin dhe arriti që në 5 vjet të krijojë një simbiozë të mrekullueshme të krimit me pushtetin e tij. Arrestimet e fundit të mos na i shesë kush si arrestime të policisë shqiptare, thjesht ka bërë ndërhyrjen dhe realizimin e një operacioni të kordinuar nga partnerët.Si Shkodra janë shumë qytete, Vlora është duke zier dhe nga dita në ditë mund të bëhet më keq se Shkodra. Ka 18-19 të humbur dhe nuk mban askush përgjegjësi. Durrësi po ashtu,Fieri po ashtu, Elbasani dihet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...