‘Duhet front kombëtar’/ Apeli i LSI: Të shpëtojmë shkollën dhe Shqipërinë nga droga

Premte, 28 September 2018 11:32

Gjendja e tmerrshme në të cilën ndodhet gjimnazet e vendit po i bën të rinjtë ccdo ditë e më shumë pre të lëndëve narkotike. Fëmijët shqiptarë më shpejt gjejnë hashashin sesa librat.

Ndaj LSI ka reaguar sot mbi këtë gjendje alarmante dhe i ka bërë thirrje shoqërisë shqiptare t’i bashkohet nismës  “Të shpëtojmë shkollën dhe Shqipërinë nga droga”.

Në nëj deklaratë për mediat nga Selia e LSI, deputetja Nora Malaj apeloi të gjithë që të bashkohen në një front kombëtar për ta luftuar këtë fenomen.

Deklarata e plotë

Dita e sotme dhe ngjarjet e ditës së djeshme na tregojnë më së miri se tashmë shteti ka rënë, krimi ka kapur vendin dhe  opinioni publik me zë dhe figurë po kupton se  dhuna, krimi, droga,  vrasja  është kthyer në lajtmotivin e lajmit të ditës dhe se për fatkeqësinë e madhe kombëtare, shitja, shpërndarja e përdorimi i drogave nëpër shkollat e kryeqytetit dhe jo vetëm, sot është kthyer në problem mbarë kombëtar për shoqërinë dhe për çdo familje shqiptare.

Askush dhe asnjë qytetar, prind, mësues apo familje shqiptare nuk mund të pajtohet me këtë situatë alarmante dhe dramatike, me këtë gjendje apatike dhe inegzistent të shtetit, përballë këtij realiteti, me të cilën gjenden sot të  rinjtë shqiptarë.

Në emër të grupit të deputetëve të LSI dhe të Opozitës së Bashkuar, thirrjen time dua t’ua adresoj shoqërisë shqiptare për t’i ftuar, të bëhen pjesë e nismës dhe planit të veprimit, si një aksion mbarëkombëtar  “ Të shpëtojmë shkollën nga droga”, pasi sot, më shumë sesa kurrë, duhet të jemi të gjithë në një front mbarëkombëtar për shkuljen e kësaj të keqeje në rrënjë, duke marrë në dorë fatet e fëmijëve tanë dhe të ardhmen e tyre .

 Sot shteti ka rënë dhe ka kapitulluar përpara realitetit që po shfaqet me përmasa të frikshme  në përballje me këtë fenomen. Sot dhe koha është kundra nesh, përsa i përket këtij problemi të frikshëm  ,  të drogës, i cili përhapet me shpejtësi. Në çdo orë, në çdo kohë dhe lëshon tentakulat në çdo qelizë të shoqërisë, për të kaluar nga shkolla, te familja dhe më pas në të gjithë jetën tonë e për të paralizuar çdo gjymtyrë tonën.

Tashmë është koha të veprojmë të gjithë së bashku si një front i vetëm mbarëkombëtar për të zhdukur nga rrënjët këtë të keqe të madhe që është ulur këmbëkryq rreth nesh.

Ftesën e parë për t’iu bashkuar kësaj nisme mbarë kombëtare, e kam për ju të nderuar prindër, ju që me sakrificat tuaja në çdo ditë, çdo moment nuk mund të ndërtoni një të ardhme të sigurt për fëmijët tuaj, nëse nuk do të ndërtojmë së bashku fronin e parë të luftës pa kompromise, për të mos lejuar që fëmijët tanë të bëhen kultivues  droge, shpërndarës të lëndëve narkotike dhe aq më keq  përdorues të saj. I drejtohem dhe ftoj çdo familje shqiptare,  për t’u bërë pjesë e kësaj nisme mbarëkombëtare për ta ç’rrënjosur të keqen nga rrënjët. 

Të nderuar prindër, nëse sot nuk bëjmë të pamundurën për fëmijët tanë, nesër do të përballemi me të paimagjinueshmen dhe dhimbja për fëmijët dhe kombin tonë do të jetë katastrofale. Ndaj ju ftoj të  bëhemi së bashku  në një front për të luftuar këtë të keqe të madhe dhe për të mbrojtur fëmijët tanë, që janë pasuria më e madhe juaja , por edhe kapitali më i madh i kombit dhe njerëzimit.

 Ftesën  e dytë e kam për të gjithë kolegët e mi të nderuar e të përkushtuar, për të gjithë armatën e madhe të mësuesve. Të nderuar kolegë, ekzistojnë dy ditë në vit që nuk mund të bësh asgjë, njëra quhet “dje” dhe tjetra “nesër”. Ndaj sot është dita e përshtatshme, të duash , të mbrosh, të luftosh, të mësosh , t’ju japësh  dije,  por edhe të edukosh e ndihmosh të rinjtë, e të mos lejosh që shkolla të kthehet në arenë konsumimi e shpërndarje droge, po të jetë qendër e vatër e dijes, ku jeta dhe aftësimi i të rinjve për jetën të bëhet kryefjala e dimensioni i saj human. Të bëhem  të gjithë së bashku gardh me trupat tanë, me mendjen tonë dhe me humanizmin që ju karakterizon, e  së bashku me qeveritë e  nxënësve dhe studentëve, të luftojmë këtë të keqe në rrënjë, nën moton “ Të shpëtojmë shkollën dhe të rinjtë nga droga”.

 Ftesën e tretë  ja u  adresoj të gjithë armatës së  punonjësve social, psikologëve të shkollave dhe mjekëve, që me humanizmin  dhe profesionalizmin e tyre, më mirë se kushdo e dinë se çdo të thotë një i ri i droguar, drama që  shkakton në një familje të pambrojtur dhe plagë sociale që i shkaktohet për të gjithë shoqërinë.  Sot të rinjtë, familjarët dhe shoqëria kanë nevojë për t’ua thënë disa të vërteta  dhe pse ato janë të trishta e të dhimbshme, e më pas për t ‘i ndihmuar që t’i dëgjojnë, t’i kuptojnë rreziqet dhe t’i kalojnë situatat e vështira, për të mos  lejuar që jeta e  të rinjve  të ketë një fund tragjik. 

Ndonëse fëmijët janë të  prindërve biologjikë , të mos harrojmë se ata  janë edhe të botës ku lindin , të kësaj bote të egër, ku  fenomeni i drogës është rreziku më i madh  real që i kanoset shoqërisë.  Vetëm ata që kanë guxim për të shkruar fjalën “fund”, janë të aftë për të shkruar  fjalën “fillim”.

Ju ftoj të  bashkoheni  me ne në këtë aksion mbarë kombëtarë për t’i dhënë fund drogës në shkolla dhe për ta  zhdukur këtë të keqe me rrënjë.

 Ftesën e radhës  ua  adresoj mediave dhe rrjeteve sociale. Mirënjohje për të gjitha mediave investigative dhe të tjera, rrjetet sociale që  në çdo çast nuk kanë rreshtur së denoncuari rastet dhe situatat, me të cilat po përballet  ky fenomen sot në Shqipëri. Tashmë jemi në një  momentit që të gjithë së bashku , si një fron i vetëm të luftojmë pa pushim për të luftuar pa kompromise , për të demaskuar dhe sensibilizuar opinioni publikë për ta  zhdukur këtë të keqe nga shkolla  dhe nga mjediset ku punojmë e jetojmë. Të mos harrojmë që e nesërmja nuk është gjë tjetër ,por vetëm e sotmja për të cilin jemi  kujdesur dje.

Ekzistojnë katër gjëra që nuk mund ti kthesh: Një gur pasi e ke hedhur, një fjalë pasi ta thuash, një mundësi pasi e ke humbur dhe kohën pasi ka kaluar.

 Ftesa për shoqërinë civile , organizata jo qeveritare, që në fokusin dhe  në misionin e tyre kanë luftë pa kompromis me të keqen për mbrojtjen e të rinjve dhe fëmijëve, është ftesa e radhës për t’ju bashkuar nismës mbarë kombëtare  “Të zhdukim drogën nga shkolla”. Tani është koha për veprim. Është koha që shoqëria civile dhe organizata e të rinjve ta mbështesin si një akt kombëtar, për të luftuar këtë të keqe të  madhe.   

Ftoj  të gjithë grupin e deputetëve  “ Miqtë e Fëmijëve” dhe “Aleancës së  Grave”, që të bëhemi një front i përbashkët për të marrë nisma ligjore dhe për të bërë  ndryshime e duhura  në ligjet aktuale, për të ashpërsuar masat për parandalim , për të rritur më shumë ndërgjegjësimin dhe për të detyruar organet  dhe institucionet që të punojnë pa kompromis për eliminimin e këtij fenomeni vrastarë , për  më të mirë  e kombit dhe të  vendit. Unë sot në emër të LSI, opozitës së bashkuar, në  mbështetjes e   kauzës kombëtare për luftimin frontal dhe pa kompromis , në një front të vetëm, për të ccliruar shkollën nga droga, bëra ftesën e hapur për  t’iu bashkuar Planit Kombëtar për  Veprim, për t’u bërë bashkë të gjithë për të  mbrojtur të rinjtë dhe fëmijët e vendit tonë.  Ka vetëm dy kohë në jetë: tani dhe shumë vonë! Ju ftojë në këtë aksion mbarëkombëtar , të kapim kohën tani për të mirën e kombit tonë, që më pas historia dhe brezat mos të na akuzojnë që ishim shumë vonë!

Modifikuar më Premte, 28 September 2018 11:49

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...