Paloka: Nuk kthehemi në Kuvend pa vetting-un e politikës

Premte, 28 September 2018 15:38

Edi Paloka, nënkryetar i Partisë Demokratike, konfirmoi se opozita nuk do të kthehet në Parlament për sa kohë nuk plotësohen kërkesat e saj.

“Në cilin Parlament të shkojmë? Në atë Parlament ku janë përdhunuesit? Ata që mbrojnë përdhunuesit? Përfaqësuesit e krimit? Aty të shkojmë dhe ne, të bëhemi pjesë? Ne në atë Parlament nuk shkojmë. Nuk është vetëm vetting-u. Nëse Rama e pranon këtë, ne do të futemi të realizojmë këtë akt; nëse nuk e bën, do të reagojmë në formë tjetër”, deklaroi Paloka.

Paloka mendon se Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti pa ndihmën e protestave popullore: “Ajo që duhet të bëjë opozita është që duhet t’i bëjë thirrje popullit që të dalë në rrugë dhe të rrëzojë qeverinë. Duhet të mblidhet dhe të dijë të rezistojë derisa Rama të ikë”.

Edi Paloka flet edhe për rastin e djalit të deputetit socialist Rrahja, duke akuzuar strukturat shtetërore se kanë braktisur vajzën e dhunuar: “Ky është skandali, që pas një akti të tillë të sulmohen viktimat dhe të mbrohen agresorët dhe përdhunuesit. Kemi një kryeministër që hesht. Ai do të flasë sepse nuk është përdhunuesi i parë që mbron. Ka pasur Rroshin”.

Nga Selia Blu, Grida Duma e bëri përgjegjës drejtpërdrejt kryeministrin për fshehjen e ngjarjes: “Fshehja e kësaj dhune është e një implikimi të lartë. Shpjegohet vetëm me mbrojtjen e plotë të kryeministrit Edi Rama. Pa bekimin e kryeministrit sot, deputetët nën akuzë do të kishin dhënë dorëheqjen, do ishte arrestuar djali dhunues dhe do ishte mbrojtur një viktimë. TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...