Deklarata e Ministrisë së Brendshme për të shpallur të fajshëm oficerin që denoncoi përdhunimin e Xhisiela Malokut dhe për të mos dënuar aktin e përdhunimit sikur të ishte shkruar nga vetë Taulant Balla. Të njëjtat pretendime të Taulant Ballës ishin të shkruara në letrën që lexoi Anila Trimi, ku ishin zbatuar me përpikëri urdhrat për shpalljen të fajshëm e oficerit që denoncoi ngjarjen Emiliano Nuhu.
Taulant Balla e akuzon oficerin që denoncoi përdhunimin e Xhisiela Malokut për “Shpërdorim Detyre”, “Kalim të paligjshëm të kufirit” dhe më qesharakja “Nxjerrje e sekretit hetimor”. Pra, Ministria e Brendshme dënon oficerin pse denoncoi përdhunimin e vajzës, pse denoncoi që babai i përdhunuesit, deputet i PS-së i vuri pistoletën në kokë oficerit që do i arrestonte djalin dhe pse oficeri Nuhu nuk e përdhunoi vetë vajzën./ 55news.al