Zbulohet dokumenti/ Lavde Ramës nëpër artikuj, sa është paguar Hausmann-i për të këshilluar qeverinë

Saturday, 29 September 2018 14:52

Vetëm pak ditë më parë, Ricardo Harusmann publikoi artikullin me titull ‘Mrekullia shqiptare’, përmes të cilit shprehej se reformat e qeverisë socialiste e kanë shndërruar Shqipërinë në një burim shprese për vendet e tjera.

Por në shkrimin e tij, Hausmann ka lënë pa përmendur 2.5 milionë dollarët që ka marrë nga qeveria Rama.

Sapo Rama erdhi në pushtet në 2013-ën, qeveria lidhi një marrëveshje me një institut në Universitetin e Harvardit, instituti quhet CID dhe drejtohet pikërisht nga profesori Ricardo Hausmann, një profesor ekonomie në Harvard, dikur ishte Ministër i Planifikimit të Venezuelës por u arratis nga ky vend kur qeverinë e mori e majta ekstreme dhe e akuzoi dhe Hausmannin ndër të tjerë se e kishte futur Venezuelën në kolaps ekonomik.

Në një artikull të vetë Harward, tregohet se si Rama dhe Hausmann kanë punuar bashkë, në një projekt të themeluar pikërisht nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur”, fondacion i drejtuar pikërisht nga ai – George Soros.

Vetë Hausmann, ka deklaruar në 2016-ën, përmes një statusi në Twitter se ndihej i lumtur për basshkëpunimin e tij me Ramën, ndërsa shpërndante një artikull mbi profilin e kryeministrit shqiptar si piktor.

 “Dëshironi ta dini se pse jam kaq entuziast për Shqipërinë? Sepse mund të punosh me njerëz si kryeministri artist Edi Rama.”, shkruante Hausmann.

Praktikisht Hausmann, është prej disa vitesh, drejtuesi i grupit që orienton politikat kryesore të qeverisë Rama, ai paraqitet si një ndikim i dorës së parë dhe prapavijë akademike-politike-financiare  dhe zgjatim i Fondacionit për Shoqërinë e Hapur (Soros) pranë kryeministrit tonë.

Në faqen zyrtare të Harward Kennedy School, tregohet që në mars të këtij viti, Fondacioni Shoqëria e hapur e ka paguar atë dhe grupin e tij në Shqipëri 1 milionë dollarë për projektin “Forcimi Institucional dhe Rritja Ekonomike në Shqipëri”.

Sipas të dhënave të publikuara, Ricardo Hausmann dhe grupi i tij kanë marrë 2.5 milionë dollarë nga Fondacioni Soros për projektin e këshillimit të qeverisë shqiptare, përgjatë periudhës 2015-2018.
Në vitin 2015 Soros ka sponsorizuar 500 mijë dollarë për Hausmannin ndërsa në vitin 2016 shifra është rritur në 1 milionë dollarë.

Në artikullin e publikuar dy ditë më parë, Hausmann i thurte lavde kryeministrit Rama, ndërsa fliste për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

“Dikur ‘Koreja e Veriut e Europës’, Shqipëria sot ka një nivel të ardhurash që është 25% e asaj të Gjermanisë, ndërsa ka shënuar një rritje me dy shifra të eksporteve dhe forcim të moneshës vendase.”, thuhet në artikullin e Ricardo Hausmann.

Në këtë artikull, Hausmann, thotë se sekreti i kthesës së Shqipërisë ishte Edi Rama. Po, po.

Sipas Hausmann, “në krahasim me shumë vende që e vonojnë veprimin deri sa të jetë tepër vonë, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje FMN-së sapo ai mori pushtetin në shtator 2013. Qeveria e tij më pas negocioi një program që i lejoi Shqipërisë mbështetjen financiare, po e vendoste rendin e saj fiskal.

Programi trevjeçar përfundoi me sukses pothuajse dy vjet më parë dhe raporti i borxhit ndaj PBB mbetet në një prirje rënëse. Këtë vit, borxhi po bie me 2.5% të PBB-së, ndërsa vendi është duke e zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme buxhetin e saj të investimeve publike.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...