Deklarata e Presidentit grek për çamët, Idrizi: Pse nuk flet Rama e Bushati

Diel, 30 September 2018 16:20

Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas deklaratës së presidentit grek se çamët kishin sjelljen e sunduesit dhe bashkëpunonin me nazistët.

Në një deklaratë për mediat Idrizi thotë se shprehet se deklaratat janë të papranueshme dhe pret reagimin e  kryeministrit Rama dhe te ministrit Bushati.

Deklarata e Idrizit

Ju harroni qëllimisht zoti Pavlopulos, se në vitet 1944-1945, janë vrarë barbarisht 2771 civilë nga Çamëria

Kurrë nuk treguat një dokument, një foto, një formacion të Shqiptarëve të Çamërisë me nazi-fashistët.

Po pres reagimin zyrtar të kryeministrit shqiptar dhe të ministrit të jashtëm Bushati, te cilët bëjnë sikur nuk shohin e nuk dëgjojnë, këto deklarata të papranueshme, antihistorike dhe kërcënuese për integrimin evropian të Shqipërisë.

Duhet ta harrojnë një herë e mirë kokat e nxehta të Athinës dhe idiotët e dobishëm të Tiranës se rruga e Shqipërisë drejt BE, kalon nga Greqia.

Login to post comments