Deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka zbuluar se si deputetit Rrahman Rrahja do të nxjerrë djalin e tij nga burgu, Rexhepin, i cili akuzohet për dhunë dhe përdhunim ndaj vajzës jetime Xhesiela Maloku.
Përmes një postimi në Facebook, Shehaj shkruan se me urdhër të Edi Ramës, hetuesit kanë bërë një raport ku e nxjerrin Xhesiela Malokun me probleme mendore.
Reagimi i Shehajt:
Burime të besueshme informojnë se mbi vajzën e dhunuar, me urdhër të Edi Ramës, hetuesit kanë bërë një raport duke e nxjerrë me probleme mendore, me haluçinacione, në mënyrë që dëshmia e saj të rrëzohet.
Ky skenar kriminal po bëhet për të mbyllur skandalin e torturimit të një vajzë jetime dhe përfshirjes direkte të Taulant Ballës, krahut të djathtë të Edi Ramës.
Nuk u mjaftuan me fshehjen e krimit, as me faktin që e nxorrën në media për ta poshtëruar, por tani duan ta shkatërrojnë plotësisht duke e nxjerrë të çmendur.
Ndaj, unë do ti bashkohem protestës së shoqërisë civile dhe ju ftoj të jemi të gjithë në mbrojtje të saj, të henen, në orën 17.30, përballë Kryeministrisë.