Rilindja e dhunës!

Hënë, 01 October 2018 07:03

Nga Hasan Metuku

Njerëz që nuk reagojnë të bashkuar ndaj dhunës që shfaqet kudo, në institucione, në rrugë, në shkolla a në shtëpi, janë të destinuar ta pranojnë dhunën si harmoni.
Njerëz që për kryeministër durojnë të kenë pinjollin e kriminelëve të kuq të bllokut Edvin Ramën, që dhunon verbalisht gazetarë e qytetarë, janë të destinuar të prodhojnë Edvinë të rinj në të ardhmen.
Njerëz që durojnë Ramën dhe organizatën e tij krimininale që i grabit për ditë xhepat e shqyer të pensionistëve, papunëve, fëmijëve, të sëmurëve dhe busullën e miqve, e orienton kryesisht drejt osmanllinjëve që dhunuan e përdhunuan Shqiptarët plot pesë shekuj, janë të destinuar të jetojnë me rregullat e pashallëqeve.
Njerëz që nuk reagojnë të bashkuar për faktin që mijëra vajza shqiptare janë prostituar dhe prostituohen në rrugët e Evropës dhe mijëra të tjera dhunohen në Shqipëri për një vend pune, apo një grusht para, nuk do i bashkohen kurrë qytetërimit perëndimor.
Janë me mijëra Xheisila të heshtura në Shqipëri, dhe optika sociale dëshmon se numri i tyre vetëm do të rritet, sepse në vend është kthyer në kulturë, se me para mund të bësh çdo gjë, të dhunosh, përdhunosh, të bëhesh deputet si Rrajat, ministër apo kryeministër si Rama !
Pavarësimi dhe integrimi i vajzave dhe grave është  një gënjeshtër, si vetë  Rilindja e Ramës.
Edvini,  shumë bashkëpuntoreve femra që ka, u drejtohet me epitete “kurva”, “putana” apo “rruspija” dhe të gjithë ata që kanë punuar në Bashki apo Kryeministri me Ramën, e dinë banalitetin, vulgaritetin dhe imoralitetin e Edvinit, po kanë frikë për kafshatën, ta thonë hapur apo denoncojnë sjelljen e tijë.
Në fakt, në Rilindjen e Ramës  dhe “burat” janë të varur e të dhunuar prej tijë , ndoshta sa dhe gratë.
Edvini mund të thotë se në Shqipëri nuk ka Boka Haram si në Nigeri që rrëmben vajzat në shkolla për skllave seksi, apo ISIS që përdhunon vajzat në Irak.
Por, njerëzit duhet ta dinë që  Edvini, jo vetëm i ka ndryshuar kursin Shqipërisë këto pesë vite keq qeverisje, por ka dhënë një kontribut shkatërrues për moralin dhe vlerat e shoqërisë. Edvini ka kriminalizuar shoqërinë duke i dhënë mbështetje dhe mbrojtje politike kriminelëve.
Njerëzit tashmë kanë mundësinë të protestojnë nëse bëjnë pjesë tek shoqëria e ndershme dhe e vlerave, ndryshe ata do vuajnë dhimbjen e abuzimit, mosdijes, mosnjohjes, dhe do mbeten njerëz që thjeshtë janë ekspozuar ndaj jetës, por që nuk arrijnë ta jetojnë atë, pavarësisht parasë.
Nëse nuk protestohet të bashkuar, i ndershëm aty si duket mund të jetë vetëm ai që vdes shpejt nga uria apo largohet nga vendi!

Login to post comments