Vokshi: Trishtuese, në nënkomisionin për dhunën, asnjë fjalë për Xhisiela Malokun

Hënë, 01 October 2018 15:01

Gjatë mbledhjes së nënkomisionit parlamentar për Parandalimin e Dhunës në Familje, deputetja e PD Albana Vokshi ka shkruar në Facebook se Kryetarja e Nënkomisionit, deputetet e PS, zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies nuk thanë asnjë fjalë për rastin e fundit të një vajze të re nga Nikla.

Postimi i plotë

Po zhvillohet mbledhja e nënkomisionit parlamentar për Parandalimin e Dhunës në Familje.

Kryetarja e Nënkomisionit, deputetet e PS, zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mireqenies…asnjë fjalë për rastin e fundit të një vajze të re nga Nikla të dhunuar/përdhunuar nga djali i deputetit te Ramës, Rahman Rrahja.

Trishtuese si të gjitha gratë deputete e ministre të Ramës, dikur aktiviste të çështjeve të grave, si duket të friguara nga dhuna e Kryeministrit, sot heshtin.

Heshtja e tyre sot, një tjetër vajzë e dhunuar nesër. Heshtja e tyre sot, nesër dhuna e të pushtetshmëve do trokasë në dyert tona…mbase dhe të tyre… po atëherë a do heshtin???

Login to post comments