Nga Xhemal Gjunkshi
Polikrimi, Polivrasesit, Ishsigurimsat manipulojnë dhe fshehin ne mënyrën me te paskrupullt plagosjen ( vrasjen e qytetarit).
Ka me shume se 15 ore qe ka ndodhur ngjarja ku qytetari Sidion Tabaku, banues ne Tirane, është plagosur dhe nuk është mare asnjë mase ndaj polivrasesit.
Le te marrim te mirëqene deklaratën e polikrimit.
Patrulla e policisë ka kërkuar te ndaloje qytetarin, ai nuk i është bindur,
Qytetari është larguar, polivrasesit e kane ndjekur, e kane qëlluar disa here, personi është plagosur, është rrezuar dhe ka ndaluar.
Pse polivrasesit nuk kane zbatuar ligjin?
Por e kane qëlluar me grushta me mjete te forta dhe janë larguar, si vrasës te qete serial.
Mbas 15 oresh qe ka ndodhur ngjarja dhe vetëm pasi u be publike nga opozita, atëherë sigurimi i shtetit deklaron se arma ka bere shkrepje te pavullneteshme.
Sipas këtij versioni qe i shërben vetëm polivrasesve siguria e qytetareve nuk është aspak e sigurte.
Ne këtë rast “me nje shkrepje te pavullnetshme” u plagos një qytetar, nesër po ne kete mënyrë do te vritet nje tjetër qytetar.
Cfare do te thone polivrasesit u vra padashje?
Kjo tregon qe përpara se te dalin ne detyre këta efektive nuk jane instruktuar.
Kjo tregon qe këta kaubojs nuk i nënshtrohen stërvitjes, si rrjedhoje nuk njohin dhe nuk dine se cfare armatimi disponojnë si dhe rregullat e sigurimit teknik.
Te dashur qytetare po i tregojmë polivrasesve se arma kryen qitje te pavullnetshme ne këto raste:
Kur ka difekt rrahsi.
Ne këtë moment ndodh qitja e pavullnetshme dhe arma bën qitje automatike.
Gjithashtu kur është dëmtuar siguresa ose arma nuk është vendosur ne pozicion sigurese.
Për rastin në fjale arma i është drejtuar viktimës duke shkel rregullat e përdorimit te armës se zjarrit kundër personave qe nuk janë me rrezikshmëri te lart shoqërore dhe nuk janë duke kryer një veprim te rrezikshëm kundër pronës ose jetës se dikujt tjetër.
Ndaj versioni qitje e pavullnetshme është i gabuar.
Po si ka mundësi qe polici..vrasës qëllon pa dashje, drejton armen. Drejtimi i armës është kanosje, kur qëllon është tentative vrasje.
Ne te dyja rastet ka veper penale.
Autori është deputet i Partisë Demokratike