Deputetja Kadiu: Krenarë për integritetin e PD, Ramën e sollën në pushtet kategoria e “Rrajave”

Tuesday, 02 October 2018 19:18

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka ftuar të gjithë demokratët në të gjithë Shqipërinë të ndihen krenar për integritetin dhe dinjitetin e PD-së e cila nuk është bërë rrugë strehë e kriminelëve.

Ajo thotë se Rraja në deklaratën e tij para organeve gjyqësore vërteton për të 100-ën herë se votimet dhe fitorja e zgjedhjeve në 2017 i përkasin vetëm kategorisë së Rrahja-ve.

“Demokratë në mbarë Shqipërinë ndihuni krenar që PD nuk ka pasur dhe as nuk bashkoi në rradhët e saj Rrajas, përkundrazi njerëz me integritet e dinjitet.

Rraja në deklaratën e tij para organeve gjyqësore vërteton për të 100-ën herë se votimet dhe fitorja e zgjedhjeve në 2017 i përkasin vetëm kategorisë së Rrahja-ve.

P.s. Rregjizor po ju dalin aktorët nga skenari....”, shkruan deputetja Kadiu.

Login to post comments