Rasti ‘Xhisiela’, Klajda Gjosha: Terrorizëm shtetëror

Tuesday, 02 October 2018 22:01

Deputetja e LSI, Klajda Gjosha, kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, ka deklaruar se mohimi i akuzave për dhunë nga Xhisiela Maloku nuk janë gjë tjetër veçse një shenjë e terrorizmit shtetëror.

“Nuk kemi të bëjmë vetëm me rastin Xhisiela, por tashmë është formuar fenonemi Xhisiela, që ka tronditur opinionin publik. Të gjithë flasin për mënyrë se si ka reaguar shteti. Xhisiela mbrëmë ishte e detyruar që të fliste ndryshe asaj që kishte deklaruar në komisariat. Nga ajo çfarë kemi parë mbrëmë, për mua kemi kaluar në një terrorizëm shtetëror, sepse të detyrosh një vajzë që të dalë përpara kamerave dhe të shprehet ndryshe dhe t’i mësosh asaj çfarë të thotë, pasi ajo nuk mund të cedonte në ato që thoshte”, u shpreh Gjosha.

Modifikuar më Tuesday, 02 October 2018 22:03
Login to post comments