Presidenti Meta takon senatorin amerikan dhe i kërkon...

E mërkurë, 03 October 2018 13:35

Kryetari i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Senatin Amerikan, Senatori Demokrat Gary Peters, priti në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidenti Meta e falënderoi Senatorin Peters për lidershipin e tij në Senatin e SHBA në dobi të forcimit të miqësisë me Shqipërinë dhe për mbështetjen e tij për komunitetit shqiptar në shtetin e Michigan-it.

Meta kërkoi mbështetjen e Senatorit Peters për marrëveshjen e heqjes të taksimit të dyfishtë midis dy vendeve, që do të sillte lehtësira në fushën e tregtisë dhe investimeve.

Senatori Peters shprehu kënaqësinë për takimin me Presidentin Meta dhe njëkohësisht angazhimin për të kontribuuar në rritjen e vëmendjes në Senatin e SHBA për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook:

Ishte kënaqësi të takoja Senatorin amerikan, Gary Peters dhe ta falënderoja për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA në Senatin amerikan. Mirënjohës për kontributin e tij për komunitetin shqiptar në Michigan.🇦🇱🤝🇺🇸

m

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...