×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Turp/ Policia shpall kriminelë fëmijët që protestuan kundër mbylljes së shkollës

E mërkurë, 03 October 2018 17:58

Polica e Shtetit e shpall kriminelë fëmijët që protestuan dje në Mengël kundër mbylljes së shkollës në këtë fshat. Një ditë pasi dhunoi psikolgjikisht dhe fizikisht nxënësit e kësaj shkolle që dolën në rrugë kundër një vendimi abuziv për ti transferuar ata në një shkollë tjetër kilometra larg banesave, policia reagoi zyrtarisht.
Ajo bën të ditur se ka kallëzuar deputetin Luçiano Boçi me pretendimin se ka shtyrë kalamajtë të bërtasin dhe të ulen në rrugë me akuzën "Shtyrje e të miturve në Krim".
Policia e Shtetit thotë në njoftim se ka marrë në pyetje edhe djalin që doli dje duke qarë para kamerave dhe pretendonte se ishte goditur nga uniformat e policisë. Sipas njoftimit në përfundim rezulton se fëmija nuk ka pretenduar më të njëjtat gjëra, çka hedh dyshime për shantazhim të fëmijës dhe familjarëve të tij.
Shqiptarët panë dje djalin e mitur që foli para kamerave dhe e tha me gojën e vetë që ishte dhunuar nga policia.

Modifikuar më E mërkurë, 03 October 2018 18:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...