Reagimi i PD/ Opozita nuk do të kërkojë kurrë pazar me Edi Ramën

E Enjte, 04 October 2018 14:41

Partia Demokratike ka reaguar pas miratimit të fondeve për vettingun në Kuvend.

Sipas PD, mazhoranca miratoi me një vit vonesë amendamentet e opozitës për të mos iu shkurtuar fondet organeve të vettingut.

Në reagimin e PD thuhet se një vit më vonë Edi Rama u kthye tek amendamentet e opozitës për të mbuluar faktin se u bë pengesë qëllimisht për funksionimin e shpejtë të organeve të vetingut, nxiti Taulant Ballën të shpifë kundër opozitës

“Partia Socialiste refuzoi një vit më parë amendamentet e opozitës për të miratuar pa asnjë shkurtim kërkesën e organeve të vettingut për burime njerëzore.

Ishte vendim i Edi Ramës që të shkurtonte me 40 % numrin e këshilltarëve dhe stafit ndihmës të organeve të vettingut.

Sot, një vit më vonë Edi Rama u kthye tek amendamentet e opozitës. Për të mbuluar faktin se u bë pengesë qëllimisht për funksionimin e shpejtë të organeve të vetingut, nxiti Taulant Ballën të shpifë kundër opozitës.

Qeveria e Edi Ramës nuk mund të mbulojë lidhjet me krimin e organizuar me përbetimet e dashurisë ndaj Reformës në Drejtësi, zbatimin e të cilës po e vonon prej 2 vjetësh.

Opozita nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë kurrë Pazar me Edi Ramën!

7 pikat e platformës së opozitës kishin për qëllim vetëm zbatimin e Kushtetutes.

​Edi Rama nuk e do këtë, sepse është përkrah bandave dhe është armiku kryesor i shtetit ligjor”, thuhet në reagimin e Pratisë Demokratike.

Modifikuar më E Enjte, 04 October 2018 14:44

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...