Eurobond-i çon euron në nivelin më të ulët që nga 22 gushti

E Enjte, 04 October 2018 16:29

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar ditën e katërt me rënie në tregun vendas të këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot me 125.6 lekë, duke shënuar nivelin më të ulët që nga 22 gushtit. Që prej fillimit të javës euro është zhvlerësuar me gati 0.7 pikë përkundrejt lekut.

Aktorët kryesorë të tregut e argumentojnë këtë zhvlerësim të euro të ditëve të fundit si impakt psikologjik i emetimit të Eurobondit, ndërkohë që shtojnë se presin që të rritet likuiditeti në valutë në tregun e brendshëm.

Kjo rënie e euros në tregun vendas, përveç si reflektim i dobësisë së monedhës së përbashkët në tregjet ndërkombëtare, burime nga bankat e nivelit të dytë e shikojnë si reagim të tregut ndaj realizimit të Eurobondit, por jo vetëm.

Sipas tyre shumë individë që kanë dashur të investojnë, kanë mbajtur një pozicion të hapur, dhe pas realizimit të Eurobondit, po kthejnë fondet e tyre në euro në monedhën vendase, apo po shikojnë alternativa të tjera investimi, siç është blerja e bonove të thesarit.

Ekspertët shtojnë se mund të ketë një efekt të pritshëm në kursin e këmbimit nga emetimi i Eurobondit. Në rast se do të përdoret për të mbyllur detyrimet që janë në valutën vendase, mund të sjellë të njëjtin efekt si TAP në tregun vendas të këmbimit valutor.

Euro ka nisur sërish që të zhvlerësohet në tregun vendas, pas një periudhe që u stabilizua në tregun vendas në nivelin e 126 lekëve pas ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë. Në fillim të muajit qershor Banka e Shqipërisë filloi ndërhyrje të jashtëzakonshme në tregun vendas të këmbimit për shkak të zhvlerësimit me shpejtësi të euros, duke tërhequr valutë nga tregu.

Ekspertët shtojnë se me emetimin e Eurobondit, Banka e Shqipërisë nuk do të tërheqë më likuiditete në valutë nga tregu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...