Berisha: Pushteti aktual duhet mposhtur para zgjedhjeve

E Enjte, 04 October 2018 21:19

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se qeveria aktuale duhet mposhtur para zgjedhjeve të ardhshme, nëpërmjet sipas tij, të një zgjidhjeje politike.

“Së pari nuk kam hequr dorë kurrë nga parimi i marrjes së pushtetit me votën e lirë, këtu jam i palëkundur por siç kanë provuar zhvillimet e dy zgjedhjeve me radhë, 2015-2017, institucioni i votës këtu ka vdekur.

Ky është institucioni më themelor i një shoqërie të lirë, është zemreku i funksionimit të një sistemi në liri. Unë po jap disa të dhëna universalisht të njohura. Në rast se studimi i bërë dëshmon që 20% e votës u shit në këtë vend, mund të them se shanset për të ndërruar pushtetin me votë janë thuajse zero. Kampet elektorale me diferencë 20% nuk ekzistojnë në kushte normale. Po marr shembullin më të fundit. Çfarë mesazhi i dërgoi Rexhep Rraja Lulzim Bashës, se çfarë votash do të marrësh.

Ai zgjidh problemin e votave me qytën e revoleve. Votat dhe votimet nuk duhet t'i përcaktojnë bandat kriminale. Zgjidhja është një përballje. Ky pushtet duhet mposhtur para zgjedhjeve, për një zgjidhje politike që t'u mundësojë shqiptarëve për të votuar të lirë. Bajrat, Rrajat, Lul Berisha, bandat e Elbasanit, nuk duhet t'u numërojnë votën shqiptarëve”, tha Kryeministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...