Mosqeverisje, pasiguri, vrasje, por...kryeministri shpërndan video arkeologjike

Premte, 05 October 2018 09:08

Asnjëherë si më parë Shqipëria nuk ka qenë kaq e paqeverisur si ditët që jetojmë. Këshilli i Ministrave është një kthyer në një qendër publicitare të hareshme që jeton kohën virtuale. Policia kujdeset për ujitjen e zezonit të hashashit, etj. Djem të deputetëve të PS-së, janë krejt origjinalë siç kanë qenë ato të 1944-s. Deputetë të Ramës ndërhyjnë në komisariate për mbrojtjen e këtij lloji, etj. Në krye të këtij grupi krejt amator për të qeverisur të përbërë nga pinjollë të diktaturës apo veselinj qëndron Edi Rama. Pasi ka mbaruar punë me ekonominë e dhënë të gjithë për koncesion, pasi ka shpopulluar në mënyrën më kriminale vendin, të vetmen punë që di të bëjë Rama apo derivati i tij Veliaj është propaganda. Sot, pasi Shqipëria u gdhi nga një vrasje tjetër mafioze në qendër të Tiranës, kryeministri, sikur të ishte norvegjez, shpërndau videon e radhës nga mozaiku i Elbasanit. Mbase edhe këtë e quan meritë të vetën. Le të shohim sot se çfarë propagande do na ofrojë kryeministri si helmin e përditshëm. Nuk shpresojmë të punojë ndonjë ditë. Ky këtë quan punë.

Modifikuar më Premte, 05 October 2018 09:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...