Pak ditë më parë ishte ekspertiza e kryer në Angli ajo që vërtetoi se në videon e paraqitur nga PD kishte ndërhyrje.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrest me burg për Albert Veliun. Veliu është personi që denoncoi publikisht në një intervistë për gazetarin Jetmir Olldashi dhe e publikuar nga Partia Demokratike se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge. Po ashtu arrest me burg është dhënë dhe për kunatin e Veliut apo dëshmitarit X, i cili quhet Fredi Alizoti. Ky i fundit mësohet të jetë personi që në disa raste dublon Agron Xhafajn në përgjigjet që i jep Veliut.
Por nënkryetari i PD, Edi Paloka ka gjetur mospërputhje faktesh në vërtetësinë e ekspertizës angleze.
“A ka shqiptar qe te shpjegoj se si “anglezet” ,pa patur as zerin e Agron Xhafajt ( ne burg ne Itali) as te kunatit te Veliut , arriten ne kete perfundim ?!!”, shkruan Paloka.
Statusi i plotë
“Ne media eshte perhapur ( jo zyrtarisht) nga prokuroria e Rames , informacioni se “anglezet” kane “zbuluar” qe ne regjistrim nuk ka qene Agron Geron Xhafaj po kunati i A. Veliut...!!!
A ka shqiptar qe te shpjegoj se si “anglezet” ,pa patur as zerin e Agron Xhafajt ( ne burg ne Itali) as te kunatit te Veliut , arriten ne kete perfundim ?!!
A ka njeri me mend ne koke qe te besoj palacolliqet e Rames per te shpetuar veten dhe Xhafajn ?
Keta jane gati t’ja kalojne dhe paraardhesve te tyre prandaj duhen shporrur sa me pare.