×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Meta rikthehet në Skrapar, viziton nënë Bajamen

Diel, 07 October 2018 13:36

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka udhëtuar të shtunën drejt fshatit Prishtë të Skraparit, ku më shumë se për të kaluar një fundjavë, ka shkuar për të takuar një njeri të veçantë për të. 

"Ishte kënaqësi të kaloja një mbrëmje të mrekullueshme në Prishtë këtu ku mikpritja është e rrallë, - shkruan Meta në Fb.

  Më në fund e mbajta fjalën për të vizituar Nënë Bajamen, e cila me sakrifica pa fund ka rritur tre fëmijë të mbarë e të edukuar për të cilët është krenare me të drejtë. E falënderoj për mikpritjen e bujarinë e pafund ashtu siç dinë nënat e Skraparit."

Login to post comments