‘Statusi i gruas në Shqipëri, Vokshi kujton rastin e Xhisielës në Forumin e Grave të PPE

Diel, 07 October 2018 15:18

Albana Vokshi, Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, mori pjesë në Akademinë e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane me temë: “Gratë të parat!! Barazia gjinore në pushtet dhe vendimmarrje”.

Gjatë prezantimit të situatës së Shqipërisë, Vokshi deklaroi se statusi i gruas në Shqipëri është përkeqësuar vitet e fundit dhe se gratë përdoren si fasadë nga kryeministri Edi Rama, duke kujtuar rastin e Xhisiela Malokut.

“As ndryshimet ligjore, as vendosja e kuotave të përfaqësimit në ligj e në struktura partiake, as rezolutat parlamentare për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, as propaganda e Kryeministrit me numrat e grave Ministre në Qeveri nuk e kanë përmirësuar, statusin e grave në Shqipëri.”, tha Vokshi e cila vazhdoi:  “Megjithëse kishte një denoncim për përdhunim dhe torturim, institucionet nisën të reagojnë vetëm kur skandali u bë publik nga oficeri i policisë, i cili është kërcënuar publikisht nga kryeministri i vendit.”

 Argumentat kryesorë të Vokshit, mbi përkeqësimin e statusit të gruas në Shqipëri, u përqendruan tek trajtimi ekonomik i gruas në Shqipëri dhe mungesa e ndihmës nga qeveria:

–         Varfëria e ekstreme (sipas BB) e më shumë se gjysmës së popullsisë rëndon më së shumti gratë e vajzat,

–         papunësia e grave shkon deri në 50 – 70% në rajone të caktuara.

–          diferenca e pagave midis burrave e grave është rritur nga 6.3 (2016) në mbi 10% (2018)

–          dhuna me bazë gjinore është trefishuar

–          indeksi i pabarazisë gjinore është përkeqësuar me 14%.

Nga ana tjetër, presidentja e Forumit të Gruas të PPE, Doris Pack, tha se problematika e vajzave dhe grave ngjan në shumë vende të Europës, por rasti i Shqipërisë është i ndryshëm.

Pack shprehu shqetësim për ikjen masive të grave nga Shqipëria, si një përpjekje për të shpëtuar fëmijët  e tyre nga një vend ku pamjet filmike tregojnë se gratë dhe fëmijët shfrytëzohen në parcelat me kanabis dhe ku është verifikuar se deputetë të maxhorancës kanë qenë të dënuar për krime të ndryshme në disa vende të Europës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...