Propozimi i Edi Ramës për të miratuar një paketë anti-shpifje nuk ka të bëjë fare me shpifjen, si nocion të përbaltjes së dikujt, por ka të bëjë me censurimin e të vërtetave përreth tij sipas formatit të nenit 55 agjitacion propagandë të regjimit komunist.
Por, ky propozim nuk është risi, por është përmendur edhe njëherë nga kryeministri, në një moment me rrethanat e sotme, ky kryeministri ka dalë zbuluar.
Kështu, në fillim të muajit Shtator të vitit 2015, në media rrodhi një raport konfidencial, i mbajtur sekret deri më atëherë i misionit të OSBE-së në Tiranë. Opinioni u trondit për ato që shkruheshin aty, veçanërisht për kryeministrin e vendit. Pikërisht në këtë dokument, për herë të parë një raport ndërkombëtar përmend shifra mbi pasurinë e një politikani dhe shtetari të lartë shqiptarë. Dhe ai është pikërisht kryeministri Edi Rama, i cili sipas tyre ka fshehur në SHBA dhe vende të tjera përmes të vëllait, Olsi Ramës, të paktën 200 milion euro pasuri.
Fill pas publikimit të këtij raporti, Edi Rama doli me propozimin si ky i sotmi kundër shpifjes. Qartazi, tentativa e kryeministrit për t’u përballur me të vërtetat që rrethojnë atë, duke mbajtur paketën anti-shpifje nën sqetull, dëshmon sjelljen kriminale që shoqëron qeverinë e tij. Paketa anti-shpifje është forma e shantazhit të kryeministrit, i cili kërcënon me burg këdo që i nxjerr të palarat sheshit. Paketa anti-shpifje s'ka asnjë dallim me skenën e Komisariatit të Krujës, ku vihet pistoletat mbi kokat e atyre që denoncojnë krimet e Edrahmanit.