Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama përsa i përket heqjes së lojërave të fatit duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Sipas Vasilit, ky Çufua kryeministër, gënjeshtar i sëmurë, mitoman thënë ndryshe gënjeu për bixhozin se medemek e kanë penguar aleatët.
Postimi i plotë
Ky Çufua kryeminister,genjeshtar i semure,mitoman thene ndryshe genjeu per bixhozin se medemek e kane penguar aleatet dhe ja ç'tha:
"Për ata që po synojnë ta çajnë rrethimin, për ligjin ekzistues, me metodat që e çanë koalicionin qeverisës kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti marrëzie kombëtare, sqaroj edhe një gjë tjetër. Lotaria Kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike, ose siç njihen në gjuhën zyrtare VLT”, theksoi më tej Rama.
Ne 31 Dhjetor 2016 kam deklaruar qarte dhe prere:
“Bixhozi, kjo sëmundje e rëndë shoqërore e ka të qartë shërimin dhe çrrënjosjen.Problemi është shumë i thjeshtë për sa i takon LSI. Kryeministri mund ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit. Të gjitha votat e grupit të LSI do të jenë pro mbylljes. Nëqoftëse një deputet i vetëm i LSI nuk do ta votonte, ai do të përjashtohej nga grupi. Anëtar i grupit të LSI që s’voton do të bëhej anëtar i bixhozit”.
Çufoooo keto jane te vertetat,boll genjeve mavri se le nam!!!