Ambasadori i ri i Afrikës së Jugut i paraqet Letrat Kredenciale, Presidentit Meta

E mërkurë, 10 October 2018 10:43

Ambasadori i ri i Afrikës së Jugut, Shirish Manaklal Soni, i paraqiti Letrat Kredenciale, Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Afrikës së Jugut në vendin tonë, zoti Shirish Manaklal Soni, me rezidencë në Romë.

Presidenti Meta vlerësoi interesin dhe vullnetin e përbashkët për të inkurajuar dhe intensifikuar marrëdhëniet midis dy vendeve, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta nënvizoi nevojën e nxitjes së kontakteve të drejtpërdrejta mes përfaqësuesve të biznesit dhe të identifikimit të fushave me interes për bashkëpunim ekonomik e tregtar.

 

Login to post comments