Ja sa vite burg rrezikon Taulant Balla

E mërkurë, 10 October 2018 17:57

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka mundësinë më të mirë për të dëshmuar se ka një fije dinjitet në ushtrimin e detyrës së saj. Fredi Alizoti, “aktori” i nxitur nga policia për të hedhur poshtë denoncimin e Alfred Veliut mbi përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik narkotikësh, ka dhënë një variant të ri të ngjarjeve.

Fred Alizoti, në një material video të publikuar në emisionin “Opinion”, deklaron se i është premtuar 200 mijë euro nga Taulant Balla për të përgënjeshtruar bisedën për trafik narkotikësh ndërmjet Alfred Veliut dhe Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj.

Gjithashtu, në këtë video, Alizoti deklaron se e ka takuar Taulant Ballën në ambjentet e jashtme të Prokurorisë për Krime të Rënda, ku e ka çuar me automjetin e tij vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në bazë të këtyre të dhënave, të cilat mund të mbartin një skandal shumë të rëndë, Taulant Balla dhe Ardi Veliu janë nën akuzë publike dhe, për momentin, ende zyrtare, për disa vepra penale. Paraditen e së Mërkurës, oficerë të Policisë Gjyqësore kanë sekuestruar pamjet e reja të Fred Alizotit, të cilat janë në dispozicion të Partisë Demokratike dhe të publikuara mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Nëse Prokuroria për Krime të Rënda do të realizojë, kësaj radhe, hetim serioz, atëherë Taulant Balla e pas tij edhe Ardi Veliu do të jenë në telashe të mëdha.

Në bazë të deklarimeve të reja të Fred Alizotit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, rrezikon të akuzohet për disa vepra penale: – “Korrupsion aktiv i zyrtarëve të lartë”, për faktin se i ka premtuar 200 mijë euro “aktorit” Fred Alizoti, me qëllim që të përgënjeshtrojë vërtetësinë e bisedës Albert Veliu-Agron (Geron) Xhafaj për trafik narkotikësh. Kjo vepër penale dënohet nga 1 deri në 5 vjet; – “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, pasi ka nxitur Policinë e Shtetit për të krijuar rrethana të rreme mbi ngjarjen.

Kjo vepër penale dënohet nga 6 muaj deri në 3 vjet burgim; – “Moskallëzim krimi”, pasi, jo vetëm që është aktiv, por është edhe në dijeni të faktit që Fred Alizoti, në këmbim të parave të paligjshme, do të ndikonte për të prishur një hetim të nisur nga Prokuroria. Kjo vepër penale dënohet nga gjobë deri në 3 vjet burgim. Nëse Prokuroria e Arta Markut do të ketë guximin për të nisur hetimin ndaj Taulant Ballës dhe të provojë faktet e thëna nga Fred Alizoti, ajo, brenda një kohe shumë të shkurtër duhet t’i drejtohet Parlamentit, ku t’i kërkojë autorizimin për arrestimin e deputetit Taulant Balla. Ndërkohë, Prokuroria e ka më pak të komplikuar, në aspektin procedurial, arrestimin e kryepolicit Ardi Veliu, nëse do të arrijë të kryejë një hetim të pavarur mbi videon e re të Fred Alizotit.

Në bazë të deklarimeve të “aktorit” Alizoti, Drejtori i Policisë Ardi Veliu rrezikon të përballet me përgjegjësinë penale për veprat: – “Korrupsion aktiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë”, pasi është pjesë e “pazarit” për dhënien e 200 mijë eurove Fredi Alizotit për të dhënë dëshmi që përgënjeshtrojnë vërtetësinë e bisedës Albert Veliu-Geron Xhafaj për trafikun e narkotikëve. – “Shpërdorim detyre”, pasi ka marrë dhe shoqëruar “aktorin” Fred Alizoti nga Fieri në drejtim të Prokurorisë për Krime të Rënda. – “Kallëzim i rremë” në formën e krijimit të rrethanave të rreme. Nëse Prokuroria e Arta Markut do të arrijë në konkluzionin se Ardi Veliu ka konsumuar këto

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...