Taulant Balla është në një gjendje që nuk mund t’ia urosh as hasmit. Frika e tij se çdo gjë të ndyrë që ai ka bërë po shkërmoqet dhe po del në sytë e shqiptarëve po bëhet gjithnjë e më e madhe.
Tashmë ai refuzon të dalë edhe në studiot televizive pasi përballja më të vërtetat e tremb.
Vetëm pak minuta më parë në një lidhje me emisionin “Opinion”, drejtuesi i emisionit e ftoi Ballën në studio që të përballej live me provat e opozitës.
“Jo, jo, nuk vij”, ishte përgjigjja e Taulant Ballës.