Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në rrethin e Tropojës.
Ai zgjodhi shkollën “Matosh Uka” në Firezë për të bërë ndalesën e radhës.
Ndërkohë që është pritur nga dhjetra banorë me kengë e valle.
Postimi:
Shumë i lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare "Matosh Uka" në Fierzë të Tropojës, që falë bujarisë së Qeverisë Japoneze dhe Kompanisë së Sigurimeve SIGAL, ka sot kushte plotësisht moderne.
Me urimin për një vit të mbarë shkollor, jam besimplotë se këta nxënës të mrekullueshëm, duke ndjekur ëndrrat e tyre, do të jenë nesër elita intelektuale e vendit, ashtu si shumë prej të parëve të tyre që ndër vite i kanë dhënë krenari Tropojës dhe Shqipërisë.https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/fdb/1.5/16/1f1e6_1f1f1.png");">🇦🇱