Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka reaguar pas deklaratave të Ramës për paketën antishpifje.
Përmes një postimi në ‘facebook’, Boçi shprehet se ndërsa kryeministri nuk ka lënë “fjalor gjenital” pa përdorur ndaj njerëzve, sot po tregon se do të bëhet si edukatori i madh.
“Ky “timonieri i madh” që s’ka lënë fjalor gjenital pa përdor ndaj njerëzve, do na padiska deri dhe faqet digjitale nëse na e shajnë.
Po na del tani si “edukatori i madh”.
Bukur fort!
Madje do na ngrika dhe FONDIN E EDUKIMIT me paratë që do fitojë nga gjyqet politike.”, – shkruan Boçi.
Më tej ai ironizon me Ramën ndërsa shkruan: “Po mo po, bëje atë fondin se ke shumë nevojë të edukohesh.
Merrja lekër krimit që mban afër, klientit të koncesionit, e partnerit tënd të korrupsionit.
Dorëzo dhe të tuat.
Por mos harro edukimi i vërtetë nis kur ti të largohesh nga aty ku shet mend e çedukon.”
Postimi i plotë:
EDUKATORI I MADH
Ky “timonieri i madh” që s’ka lënë fjalor gjenital pa përdor ndaj njerëzve, do na padiska deri dhe faqet digjitale nëse na e shajnë.
Po na del tani si “edukatori i madh”.
Bukur fort!
Madje do na ngrika dhe FONDIN E EDUKIMIT me paratë që do fitojë nga gjyqet politike.
Ky që s’la drogë pa i mësuar e futur të rinjve shqiptarë në shkolla, deri tek anestezikët për kuajt, po na shitet si i revoltuari e shekullit, për edukatën e gabuar.
Ky që largoi 134 mijë fëmijë nga arsimi parauniversitar,
që mbylli 150 shkolla,
që po mbyll degët e edukimit në Universitetet publike, na shfaqet si i shqetësuari i edukimit.
Ky që largon cdo ditë me përdhunë të rinjtë nga ky vend po del si edukuesi i tyre i munguar.
Si foto të fondit me sa duket do të vendosë atë foton e famshme cullak “edukuese” .
Si slogan me siguri do të shkruajë atë “poezinë” e recituar në parlament për popullin:
“Çohu, çohu…
Po……………….”
Ja ku u kry!
A e sheh sa të shkon roli i edukatorit?!
Po mo po, bëje atë fondin se ke shumë nevojë të edukohesh.
Merrja lekër krimit që mban afër, klientit të koncesionit, e partnerit tënd të korrupsionit.
Dorëzo dhe të tuat.
Por mos harro edukimi i vërtetë nis kur ti të largohesh nga aty ku shet mend e çedukon