Basha viziton familjet e viktimave dhe të plagosurin: Masakra e Matit frymëzohet nga krimi qeveritar

Premte, 12 October 2018 21:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot familjet e 3 viktimave të ditës së djeshme në Mat.

Basha vizitoi gjithashtu edhe të plagosurin Astrit Hani.  Pas daljes nga spitali kreu i opozitës ka shprehur dhe njëherë ngushëllimet për familjet e 3 viktimave si dhe i ka uruar shërim të shpejt Hanit. Ai tha se masakra e djeshme është e frymëzuar nga krimi në pushtet. Ndërsa shtoi se PD dhe opozita e bashkuar me ardhjen në pushtet do të rikthejnë sigurinë në vend, duke rivendosur me dorë të hekurt forcën e ligjit.

‘Dua të shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia për 3 familjet matjane që kanë humbur të dashurit e tyre. Dy djem të rinj dhe një baba bashkëshort në këtë ngjarje makabër, këtë masakër ndërsa ishin në krye të detyrës. Sonte sëbashku me kryetarin e Bashkisë së Matit, Kryetarin e Bashkisë së Klosit, deputeten Dhurata Çupa, kryetarin e PD-së, kemi qenë për ngushëllim tek familjet e Mentor Hoxhës, Erzen Alisë dhe Hamit Bucit dhe sapo kam vizituar dhe Atrit Hanin i cili për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhë nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Burrelit.

Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm Burrelin por gjithë shqiptarët, ajo tregon kapitullimin total të shtetit përballë krimit dhe gjendjen e pasigurisë që mbretëron nga Shllia në qendër të Tiranës, nga Shkodran ë Vlorë. Modeli nga të cilat frymëzohen këto ngjarje kriminale ky 5 njerëz kanë humbur jetën brenda 24 orëve është ai që duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet nga një qeverisje e përkushtuar, një qeverisje e cila kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe është pranë tyre në ditë të vështira si kjo e sotmja.

I bëj thirrje kryeministrit të kyçë gojën që e përdor me fjalor harbuit për çdo gjë dhe tu shprehë ngushëllimet 3 familjeve dhe në veçanti familjarëve të 3 viktimave të kësaj masakra shtazarake, tu ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe të gjithë Shqipërisë, ndonëse kjam i bindur se çdo fjalë nga ana e tij nuk e zëvendëson ndjenjën e pasigurisë që mbijeton dhe as të ngushëlloj për dhimbjen e thellë që ndiejnë qytetarët e Matit. Por dua ti siguroj ata sikundër gjithë qytetarët shqiptarë se për mua, PD-në dhe gjithë opozitën, rivendosja me dorë të hekurt e rendit publik, rikthimi i moralit në forcat e rendit, kujdesi për jetën e qytetarëve, lufta pakompromis kundër krimit është prioritet numër 1.

Ligji dhe rendi mund dhe do të vendosen me dorë të hekurt por parakusht për këtë është një qeveri e cila vjen jo si vullnet i kompromisit me krimin, por si vullnet për ta luftuar krimin. Edhe njëherë dua tu ofroj ngushëllimet e mia 3 familjeve, shërim të shpejt zotit Hani, dhe tu shpreh mbështetjen time qytetarëve të Matit për largimin e krimit nga politika, largimin e krimit nga rrugët sheshet dhe nga qeveria për ta çuar atë aty ku e ka vendin para drejtësisë dhe prapa hekurave’, tha Basha.

Modifikuar më Premte, 12 October 2018 21:54

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...