×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ligji anti-shpifje i Ramës/ Manjani: “O kush flet, autori i manualit të shpifjes me titull “Kurbani”!

Saturday, 13 October 2018 09:51

Përgjegjësi për fjalën”?!

Ooo kush flet për përgjegjësi fjalësh! 
Gënjeshtari numër një!

Autori i manualit të shpifjes me titull “Kurbani”.

Rrenat e Tij po marrin në qafë gjithë njerëzit. Pa dyshim që duhet të përgjigjet për fjalët dhe urdhërat që lëshon.

Ka marrë borxh në emër dhe për llogari të popullit duke e gënjyer atë! Për gënjeshtër të tillë grekën zbythën qeverinë në sekond. Për një gënjeshtër të tillë, gënjeshtari e financon atë fondin e Edukimit për 15 vitet e ardhshme i vetëm.

Rrenat e tij të qëllimshme (shpifjet) kanë kosto të frikshme publike. Sikur të gjithë që kritikojnë atë dhe modelin e tij sundues të bëhen bashkë nuk i afrohen dot kostove të një rrene të vetme të tij.

Kërkon mbrojtje nga ligji kur e shkel vetë atë me të gjitha këmbët. Ku e ka parë e lexuar këtë ligj, sipas të cilit u dashka paditur populli apo kundërshtarët politikë me zor?!

Edhe paditë vartësit e tij deputetë e Ministra, duhet ti bëjnë jashtë dëshirës së tyre, sepse i urdhëron ai.

Mrekulli juridike është!

Themeluesi i shpifologjisë dhe zbatues i teknikave të mashtrimjt të njerëzve.

Por nuk i bën më fajde as sentenca e Soros “askush nuk ka monopolin e të vërtetës”. E braktisi edhe plakun...

Sepse sipas këtij postulati as Ai nuk ka pse te jetë “e vërteta”, ndaj ska si të gjykojë mbi “të vërtetat” e të tjerëve...

Ai si të gjithë të tjerët ka të drejtë të jetojë në “të vërtetën” e tij. Por, nuk ka hiç të drejtë të mohojë “të vertetën” e të tjerëve.

Ndaj do flasim e do shkruajmë atë që mendojmë, në përgjegjshmëri të plotë madje, për veten e vendin.

Se kush shpif e rren le ti ndajë publiku!

Ai le të bredhë gjyqeve, meqë ska punë tjetër për të bërë!

P.s. kush e di se ç’skandal tjetër po fsheh apo po kurdis, ndërkohë që ne merremi me “paketën Anti-Shpifje”....

Modifikuar më Saturday, 13 October 2018 10:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...