Deputeti i PD, Ervin Salianji ka hedhur akuza në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla për lidhje sipas tij me trafikantin e drogës Emdond Bego.
“Qeveria në pakt me krimin. Edi Rama është i vetmi kryeministër që njoftoi dje ngritjen e departamentin anti-shpifje. Është fakt se Taulant balla ka lidhje me trafikinatin Edmond Bega i dënuar me burg në Itali. Është fakt se Taulant Balla nuk dha një sqarim se si u shndërrua në biznesmen miku i tij. Sot do paraqesim fakte të reja që tregojnë lidhjen e Taulant Ballës me trafikantin e drogës. Balla ka udhëtuar me Edmond Begën në të njëjtën avion. Kanë udhëtuar 14 herë bashkë”- tha Salianji.
Salianji tha ndwr tw tjera se wshtë fakt që sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se:
1Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega.
2)Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN.
3)Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega me të njëjtin avion, ku destinacioni më kryesor ka qënë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi apo Mali i Zi. Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar bashkë plot 14 herë.
Është fakt që Taulanti nga Librazhdi, gjatë historikut të udhëtimeve, gjatë periudhës që qeverisë Edi Rama, ka përdorur plot 18 herë CHARTER-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me CHARTER nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Bega.