Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vijon promovimin e bukurive të jashtëzakonshme të natyrës shqiptare.
Meta ka vizituar një bujtinë në Vranë të Curraj të Epërm. Presidenti ka ftuar shqiptarët që të shkojnë dhe të shohin atë perlë të Alpeve Shqiptare.
“Në bujtinën e Lazër Ndue Kolbuçaj në Vranë të Curraj të Epërm. E falënderoj për mikpritjen dhe bujarinë.
Me hapjen për herë të parë të rrugës që lidh Lekbibaj me Curraj të Epërm ju ftoj ta vizitoni këtë perlë të jashtëzakonshme të Alpeve shqiptare, bukuritë natyrore të së cilës janë të rralla e magjepsëse.
Banorëve të mrekullueshëm të kësaj treve iu uroj: Pritshi mirë gjithmonë në kullat tuaja në Nikaj-Mërtur!”, shkruan Presidenti në Facebook.