“Ç'hall e cmendi Albkontrollin qe ngaterron Ballën me Salianjin!?”. Kjo është pyetja që ngre kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, pas reagimit të Albkontroll se nuk disponon asnjë informacion për udhëtimet e Taulant Ballës jashtë shtetit.
Vasili thotë se deputeti demokrat, Ervin Salianji kur denoncoi udhëtimet e Ballës me çarter jashtë shtetit nuk iu referua Albkontrollit, por sistemit TIMS.
Ishte Taulant Balla ai që “futi Albkontrollin në valle” duke deklaruar se “Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni”.
Menjëherë pas kësaj erdhi reagimi i Albkontroll, që mohon të ketë informacion dhe i drejtohet Salianjit, megjithëse ishte Balla ai që e përmendi dhe jo deputeti demokrat.
Reagimi i plotë i Vasilit:
Ç'hall e cmendi Albkontrollin qe ngaterron Ballën me Salianjin!?
Ky Taulant Balla i kerkon deputetit Ervin Salianji qe t'i drejtohet Albkontrollit qe te marre informacion.
Albkontrolli i partise sqaron se nuk disponon hiç te dhena te ketij lloji.
Po pse cmendet Albkontrolli dhe nuk i drejtohet Balles qe e permendi,por ja fusin kot fare dhe i drejtohen Salianjit qe nuk e zuri fare Albkontrollin me goje,por sistemin TIMS.
Lexojeni vete kete idiotesi kolektive te qeverise.
Ja c'thote Balla:
"Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera?. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!
Ja cfare thote Balluku:
#Albcontrol ofron navigimin ajror ne RSH. Albcontrol nuk ka disponuar ndonjehere e as nuk disponon te dhenat e pasagjereve, sepse ky informacion nuk eshte ne tagrin dhe interesin e operimeve qe kryejme. Deputeti Salianji te gjej burim tjeter per vertetesine e deklarates se tij.#
Ja cfare thote Salianji:
"Është fakt që sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetërëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se:
1) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega."