Partia demokratike ka zbuluar sot një tjetër skandal, që lidhet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet për përfshirje në trafik droge.
Edhe pse Tahiri do të përballet nesër me drejtësinë ku do t’i duhet të hedhë poshtë akuzat ndaj tij se ai kas marrë para për të lejuar trafikun e drogës në Shqipëri, ai është parë sot duke dhuruar show mbi një kalë, ku vetëm shala i kushton 7500 euro.
Denoncimi është bërë nga nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.
Ja deklarata e Palokës:
Ju prisni që Tahiri do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet për faktin se e ktheu policinë në hamalle droge të Habilajve?!
Ish-ministri i kushërinjëve të drogës, nuk e ka fare shqetësim daljen nesër para gjykatës.
Madje ai e sfidon drejtësinë, duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë...
Shala mbi të cilën relaksohet Tahiri, në internet nuk blihet dot më lirë se 7.500 euro.
Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar!
Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht...