×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nëna hap pelenën e djalit të saj dhe tronditet nga ajo që sheh

Hënë, 15 October 2018 11:11

Një nënë shtangu në vend kur zbuloi se djali i saj ishte bërë synet, pa lejen e saj.

Gruaja nga Notttingham, Britani, sipas BBC tha se kishte hapur pelenën e të birit dhe e kishte gjetur të mbuluar në gjak. Ajo ishte ndjerë kaq keq sa ishte larguar nga dhoma.

Prej katër vitesh, nëna ka nisur një betejë, në mënyrë që autoritetet të veprojnë për këtë ngjarje.

Deri më tani, raporton BBC, të paktën 3 persona janë ndaluar përfshirë një 61 – vjeçar që besohet se është doktor, me akuzën e dëmtimeve të rënda të personit, me qëllim.

“Hapa pelenën dhe e gjeta veten duke u larguar nga dhoma sepse u ndjeva histerike”, tha nëna, e cila nuk dëshiroi që ta bënte publik emrin.

“Ishte e tmerrshme, kishte gjak gjithandej”.

Djali u bë synet në korrik kur ishte 3 muajsh dhe po qëndronte me gjyshërit e tij, të cilët janë myslimanë.

Nëna e tij fillimisht kontaktoi shërbimin social e më pas policinë e Nottinghamshire. Pati një hetim, por autoritetet vlerësuan se nuk ishte një çështje kriminale dhe rasti u referua në Këshillin e Përgjithshëm Mjekësor.

Sipas Asosacionit Mjekësor Britanik, rrethprerja e meshkujve në Mbretërinë e Bashkuar konsiderohet kryesisht e ligjshme, nëse ka marrë pëlqimin e prindërve.

Megjithatë ky nuk është rasti i kësaj nëne, e cila jo vetëm që nuk kishte dhënë pëlqimin e saj, por e konsideron si diçka të gabuar.

Ajo iu drejtua një avokateje për të drejtat e njeriut, e cila arriti që ta rihapte çështjen që çoi në arrestimin e tre personave.

Përveç doktorit, dy të arrestuarit e tjerë besohet të jenë gjyshërit nga babai të djalit. Policia sqaroi se pas arrestimit, të tre këta persona janë lënë në liri të kushtëzuar, deri në përfundim të hetimeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...