Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, iu është bashkuar reagimeve për mbylljen e lojërave të fatit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani pohon se kushdo që mendon se bixhozi do të zhduket, e ka shumë gabim.
Sipas Manjanit, biznesi i “marrëzisë-qeveri” do ketë fitime super të majme sepse nuk ka më konkurrencë. Mes të tjerash Manjani tha se kjo reformë që po i shitet miletit si në favor të tij, nuk është aspak e favorshme për të.
Postimi plotë:
Fake..
——
Nëse dikush ka iluzion se me ligjin e ri të lojërave të fatit do zhduket bixhozi e ka krejt GABIM!
Bixhozi është luajtur, luhet e ka për t’u luajtur pavarësisht se cila “marrëzi” qeveris!
Çështja është se marrëzia aktuale i detyron baxhozxhinjtë të luajnë në biznese monopol.
Pra lojtarët dhe familjet e tyre do paguajnë më shumë për vesin tyre!!!
Edhe më e pashpirt se “marrëzitë” e qeverive të shkuara!
Ndërkohë biznesi i “marrëzisë-qeveri” do ketë fitime super të majme sepse nuk ka më konkurrencë. Është e njëjta sasi lojtarësh që do luajë në pak, fare pak (ndoshta 1 ose 2) kompani…
Edhe kjo (palo) reformë që po i shitet miletit si në favor të tij, nuk është aspak e favorshme për të.
Është njësoj si Reforma në Drejtësi, ku në emër të luftës kundër korrupsionit, mbyllet gjykata e shtetit dhe hapet departamenti i shpifjeve në Parti…
Fake?!
Jo mo çfarë Fake! Tingëllon bukur kjo fjalë!
Janë thjesht mashtrusa!