Paketa anti shpifje/ Balliu: Ramën e shqetësojnë denoncimet

Hënë, 15 October 2018 20:36

Deputeti demokrat Klevis Balliu denoncon qëllimin e Kryeministrit Edi Rama për të cenuar lirinë e medias nëpërmjet paketës anti-shpifje. I ftuar në emisionin “Byro Politike” në “ABC News”, Balliu tha se promotor i kësaj pakete është Taulant balla, ky i fundit i dënuar për shpifje nga gjykatat. Deputeti demokrat thotë se ato që e shqetësojnë Ramën janë denoncimet dhe jo shpifjet. “Arsyeja pse nuk kemi deputetë socialistë është shumë e thjeshtë. U mbarojnë mashtrimet dhe s’kanë për çfarë të dalin. Rama e ka vetë shpifjen traditë, që nga partia Komuniste. Me shpifje Partia Komuniste përcaktonte fatet e shqiptarëve. Rama është pjesë e kësaj partie. Fakti që një nga promotorët e këtij ligji është Taulant Balla, një person i dënuar nga gjykata për shpifje. Rama krijon një ligj për tu mbrojtur nga denoncimet. Nga ana ligjore se si mund të bëhet ky ligj është e pamundur, Kodi Penal do votë të cilësuar” tha Balliu.
Ndërsa për pedagogun e gazetarisë Mark Marku , Rama po cenon lirinë e medias gjë kjo që edhe në Amerike, Kongresi nuk ia ka ndaluar vetes që të propozojë ligje që prekin lirinë e fjalës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...