PD kërkon shkarkimin e drejtuesve të AKEP: Po mashtron e shantazhon publikisht mediet

Tuesday, 16 October 2018 18:07

Pas deklaratës së AKEP lidhur me mediet online, ku thuhet: “AKEP-i nuk synon të mbyllë asnjë media online, sepse po ta kishte këtë synim do të mjaftonte zbatimi i ligjit ekzistues, miratuar me votën tuaj, për të mbyllur një pjesë të madhe të tyre.
Por jo, AKEP-i synon të ndihmojë formalizimin e të gjitha portaleve online dhe kërkesa për vendosjen e NIPT-t në seksionin KONTAKT të faqes web, buron nga ligji, jo nga ndonjë synim i errët i AKEP”, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Është deputetja Grida Duma, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se, “AKEP mashtron, shantazhon publikisht mediat dhe në fund vetëdeklaron që nuk ka zbatuar as ligjin.”, ndërsa shton se vetëm deklaratat e drejtuesve të saj mjaftojnë për t’u shkarkuar.

Sipas Dumës, AKEP nuk i ka mbyllur portalet ndonëse thotë se janë të paligjëm, pasi sipas saj, “i vlejnë më shumë ti kenë të shantazhueshëm!”.

Postimi i plotë:

Mjafton vetdeklarimi i AKEP që drejtuesit e tij të shkarkohen menjëherë nga detyra!

Në reagim Drejtori i AKEP deklaron që nuk e kanë qëllim të kërcënojnë mediat se: “..po ta kishin qëllim do të mjaftonte zbatimi i ligjit”; pra AKEP mashtron, shantazhon publikisht mediat dhe në fund vetëdeklaron që nuk ka zbatuar as ligjin.

Po pse nuk i ka mbyllur nëse kështu e kërkon ligji?! Përse sakrifikojnë të shkelin ligjin zyrtarët e AKEP? Ka vetëm një arsye që i jep përgjigje; sepse i vlejnë më shumë ti kenë të shantazhueshëm!

Për më shumë se 5 vjet AKEP nuk paska zbatuar ligjin dhe tani nis raprezaljen e formalizimit sapo Kryeministri po i tund mediave ligjin e censurës.

Është e qartë, Kryeministri dikton ata turren në raprezalje. Është rrjedhimisht e pranuar që po veprojnë si Policia e Mendimit të Ramës.

Por a është vetë AKEP një shpifës që paguhet nga taksat e shqiptarëve?! A ka shpifje më të pastër se të kesh dokumentat e portaleve por të botosh listën e portaleve të “pa formalizuara” duke i linçuar dhe dëmtuar publikisht vetëm për të bërë policin e Ramës.

A quhet kërcënim të linçosh dhe nxjerrësh fletërrufe publike për portalet pa i dërguar shkresë zyrtare secilit, ndërkohë që shumica paraqitën dokumentat e formalizimit!

AKEP-i që vetëdeklaron që nuk ka bërë punën prej vitesh dhe se nuk i shërben ligjit por Ramës paska dhe fuqi t’i tregojë opozitës se si të bëjë punën!

Askush dhe për asnjë arsye nuk do amnistohet me iluzionin se ka mbrojtje politike. AKEP do të mbajë përgjegjësi si polici e paligjshme e mendimit dhe si shantazhuese de fakto e fjalës së lirë.

Modifikuar më Tuesday, 16 October 2018 18:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...