Arta Marku ndryshk Prokurorinë

Tuesday, 16 October 2018 19:09

Nën drejtimin e Arta Markut, Prokuroria ka hyrë zyrtarisht në epokën e “ndryshkut”, një prokurori rroskop e cila shëmbëllen fytyrën e vërtetë të reformës në drejtësi.  

E ashtuquajtura çështja “Babale” zbuloi një “regjistrim” më kanosës për sistemin e drejtësisë. S’kemi nevojë as për zë e as për figurë, ndaçi edhe ekspertizë për të, pasi për herë të parë në 25 vitet e tranzicionit, kryeprokurorja Marku bëri atë çka nuk bënë dot paraardhësit e saj: ndryshoi dhe sajoi prova.

Si me e pat bërë me dorë Edi Rama, Arta Marku çoi qëllimisht një regjistrim të dobët dhe kur i erdhi ekspertiza, me ca hile përkthimi dhe ngatërrimi paragrafësh, çonte në fund të raportit konkluzionin e ekspertizës britanike se nuk provohej se zëri të mos ishte i Agron Xhafës.

Së dyti, Arta Marku  shndërroi një recidivist si Fredi Alizoti, nga një të përndjekur për krime të rëndomta nga prokuroria, në dëshmitarin elitar të saj, duke i thënë një tekst në dorë për të recituar në celular në biseda me deputetë të PD-së.

Së treti, nuk ka hapur hetim për Edi Ramën, si dhe ka refuzuar të marrë nën hetim Taulant Ballën dhe Ardi Veliun ndërsa ka thirrur gazetarin investigativ dhe deputetë të opozitës.

Dhe të gjitha këto, si ai  njeriu që nxjerr jashtë muhabet brenda shtëpisë, na i tha Rama para se të vepronte Prokuroria, në grupin parlamentar të PS-së, duke bërtitur “eureka’ një ekspertizë për një regjistrim, që për nga dobësia dukej si transmetim nga Marsi, dhe tentuar të arrestonte deputet me titrat e Taulant Ballës.

Kështu, kjo Arta Marku, e tradhtuar nga vetë Rama, e bën drejtësinë e  mëparshme të duket e përsosur ndërsa sistemin e ri që u mbars nga reforma në drejtësi, si rikthimin e sistemit enverist të shpikjes së provave dhe dëshmitarëve, të cilës së fundmi i bashkëngjitet paketa anti-shpifje, ose thënë ndryshe paketa “Arta Marku”. Nxitimi i saj për t'u betuar nën mjegullën e tymnajës opozitare në Kuvend , për të rrëmbyer postin e Kryeprokurores e  larguar rrufeshëm bash si hajduti që bastis një shpi, ishte prova me e qartë e zellit të saj për t'i shërbyer Edi Ramës. Sot, Arta Marku e ka çuar prokurorinë për skrap.

Modifikuar më E mërkurë, 17 October 2018 11:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...