BE ka kërkuar informacion nga qeveria për lidhjes e Ballës me krimin

Tuesday, 16 October 2018 21:38

Deputeti i PD, Genc Pollo, i cili ishte edhe pjesë e delegacionit të Stabilizim Asociimit në Bruksel tha se deputetët e Parlamentit Europian kanë kërkuar informacion zyrtar nga ekzekutivit i Brukselit për Taulant Ballën.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Pollo pranoi se situata e krijuar ditën e djeshme me deputetët e PE nuk ishte e këndshme, por sipas tij nuk ishte ajo thelbi i çështjes.

Pjesë nga intervista

Beti Njuma: Pse akuzat ndaj Ballës ju nuk i bëni aty ku duhen bërë, në organet e drejtësisë, pse nuk shkoni në Parlament, por shkoni në PE për të na bërë gazin e botës. Ishte një shfaqje e padenjë edhe për ju si politikanë, por edhe si përfaqësues të Shqipërisë? Në sytë e mi ishte dëshpëruese.

Genc Pollo: Ishte e pakdënshme, këtu mund të biem dakord sepse qoftë të ngresh akuza personale, qoftë ta bësh këtë në një kontekst europian nuk besoj që në vetëvete i pëlqen njeriu. Por pyetja që ju dhe qytetarët mund të ngrini është a ishte e domosdoshme? Dhe këtu dalim tek thelbi i çështjes, sepse ka shumë tentativa për ta çuar debatin në periferi dhe jo në thelb të çështjes. A është normale që një person që ka pranuar se është mik familje me të dënuarin për trafik droge, të kryesojë delegacionin shqiptar në PE?! Kur akuzat janë kaq të rënda dhe dyshimet janë të forta dhe provat duket se i vërtetojnë ato, por gjykata do vendosë pas disa vitesh ka pasoja politike. Ofiqari thotë: Më vjen keq, unë tërhiqem, unë pezulloj veten time sa të sqarohen akuzat sepse qëndrimi im cënon besimin në ofiqin publik, sepse qëndrim im ende në detyrë influencon hetimet.

Beti Njuma: Deputetët e PE nuk janë gjykatës, të mos kërkojmë të vënë ata në peshore akuzat politike PD-PS...

Genc Pollo: Ata janë të informuar dhe ata i detyron protokolli që të pranojnë edhe Taulant Ballën në presidium.

Beti Njuma: Ju përmendin edhe kafshatën e bukës, ju deklaruan që keni shkuar për të ngrenë një drekë të shijshme…

Genc Pollo: Më thonë edhe gjëra më të rënda se kjo, por thelbi i çështjes nuk është ky.

Beti Njuma: Çfarë ju kanë thënë për Taulant Ballën? Ju keni bërë një deklaratë sot ku thoni se deputetët e PE kanë bërë deklarata personale sa i takon Taulant Ballës?

Genc Pollo:  Ajo që po shpjegoj është se ata nuk mund ta shkarkojnë sepse nuk kanë dagër, por ata pranojnë privatisht se janë të shqetësuar për gjendjen në Shqipëri dhe kriminalitetin dhe lidhjen me politikanët e pushtetit. E dyta që ky person përfaqëson Shqipërinë. Shprehja më klasike që mund të thuhet është "do zemë hundën me dorë dhe do bëjmë një orë mbledhje", sepse e kemi detyrim për ta bërë.

Beti Njuma: Çfarë i pengon deputetët e PE të shprehen hapur kundër zotit Balla?

Genc Pollo: Një pjesë prej tyre kanë kërkuar informacion zyrtar nga ekzekutivi i BE, kjo gjë mund të ketë ndodhur edhe në ndonjë shtet anëtar të BE. Pra çështja nuk është se po mbetet në një kapsulë dhe po mbytet, çështja po merr dimension ndërkombëtar.  /Oranews.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...