Rama reklamon me arrogancë simbolin komunist

Tuesday, 16 October 2018 22:20

Nuk ka kaluar pa u vënë re një detaj në veshjen e kryeministrit Edi Rama në intervistën për emisionin “Dritare me Rudinën”.

Bëhet fjalë për një yll në kollaren e tij. Kjo sipas kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është një përkujtim me rastin e 110-vjetorit të ditëlindjes së diktatorit Enver Hoxha.

“Në ditën e lindjes së babait të tij shpirtëror Enver Hoxhës, Edi Rama i cili përherë ka treguar vëmendje ndaj simbolikës së veshjeve të tij, zgjedh ta përkujtojë diktatorin me yllin në kollare ???????? Fundi i tij politik është më pranë se kurrë!” – shkruan Këlliçi.

Modifikuar më Tuesday, 16 October 2018 22:30
Login to post comments