Skandali i radhës/ Taulant Ballës i del fotoja me një tjetër të inkriminuar

E mërkurë, 17 October 2018 12:06

Duket se kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, nuk i mbarojnë fotot e ‘’rastësishme’’ me persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale, apo të arrestuar.

Rasti më i fundit është fotoja që publikon më poshtë Faxëeb.al në të cilën Balla shihet krah Medi Hana, i cili është arrestuar jo më larg se paraditen e sotme për korrupsion në qytetin e Elbasanit.

Ai punonte si sekser mes studentëve dhe pedagogëve të universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, dhe më herët ka qenë drejtor i gjimnazit në Përrenjas.

Policia e Elbasanit ka arrestuar personat e mëposhtëm:

  • Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.
  • Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.
  • Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.

Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te petagogët  për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare.

Ndalimi i personave të sipërpërmëndur u bë për kryerjen e veprës penale  “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.

hana

Login to post comments